E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sejdini: Ja cfare do ndertojme

Por investimet ne infrastrukturen e qytetit te Elbasanit shpesh here kane sjelle edhe akuza per abuzime dhe shkelje ligjore. Madje ne nje rast pati ankesa ndaj nje firme qe kishte shtruar pllakat e trotuarit qe rezultuan pa cilesi dhe u kercenua firma me ndeshkim. Diten e djeshme kryebashkiaku Qazim Sejdini ka zbuluar edhe projektet e ardhshme per qendren e Elbasanit. Sipas tij, investimet ne kete vend do te vazhdojne me ngritjen e dy shatervaneve ne sheshin para "Rrapit te Bezistanit", me rotondon tek "1 Maji" dhe me vazhdimin e rikonstruksionit te Bulevardit, deri tek stadiumi "Ruzhdi Bizhuta". Madje Sejdini u shpreh se bllokimi i Bulevardit do te kryhet me hekura, qe do te ngrihen dhe ulen nga nentoka. Kryebashkiaku deklaroi se ka perfunduar projekti per ngritjen e memorialit te se denuarve politike, veper qe do te ngrihet para teatrit "Skampa" dhe eshte ne proces obelisku per arsimin. "Keto projekte do te perfundojne se shpejti, duke marre forme edhe pas realizimit te investimeve", deklaroi Sejdini. Jo pak here debati per infrastrukturen ne Elbasan ka kaluar ne akuza te ndersjellta mes keshilltareve bashkiak.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›