Suspendohet me vendim

Pak minuta pasi ka bërë inaugurimin për dializë në Qendrën e Mjekësisë familjare në Kodrën e Trimave, Ali Sadriut i është dërguar vendimi për suspendim.
Dhjetë minuta pasi që ka pranuar ftesën, ai ka ftuar media për të sqaruar në lidhje me suspendimin e tij nga UD i sekretarit permanent të MSH-së, Haxhi Kamberi.
“Para 10 minutave mora një shkresë më të cilën njoftohem se jam suspenduar me pagesë nga posti i drejtorit ekzekutiv”, ka thënë ai.
Ali Sadriu ka kërkuar interpretim ligjor nga mediat, shoqëria civile dhe institucionet e Kosovës në lidhje me vendimin dhe arsyetimet që i ka dhënë Haxhi Kamberi në lidhje me suspendimin e tij.
Ai ka thënë se ka një periudhë të gjatë në administratë dhe se assesi nuk ka mundur t’u bjerë në fije arsyetimeve që i janë shkruar në vendimin për suspendimin e tij.
“Unë këtë letër e lexova dhe përkundër asaj që kam një përvojë të gjatë në administratë, nuk e kuptova. Për mua kjo është diçka që është momenti i fundit kur shoqëria kosovare duhet ta tërheqë një vijë të qartë se cilat janë kompetencat politike dhe të stafit civil”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se suspendimi i tij është kryekëput çështje politike.
Madje, ai ka akuzuar edhe UD të sekretarit permanent të Ministrisë së Shëndetësisë, Haxhi Kamberi.
“Rezultat i kësaj letre është gjendja faktike se si sekretarët mbahen vetëm në ushtrues detyre dhe mbahen vetëm për atë që diktati i ministrit të jetë “amin”, ka thënë tashmë i suspenduari nga drejtori i QKU-së.
Në vendimin për suspendimin e Sadrisë, ndër të tjera thuhet se ai nuk ka respektuar hierarkinë institucionale.
“Ky vendim është marrë duke u bazuar në kërkesën e ministrit të Shëndetësisë të datës 21. 06. 2010, me numër protokolli 05-2698 për shkarkimin e z. Ali Sadria, drejtor ekzekutiv i QKUK-së, kërkesë e mbështetur në nenin 1, paragrafi 1.7 pika 1.7 d, të Rregullores 19/2001, nenin 17. 1, 17.3 (i), (v.i) dhe 17.4 të Statutit të QKUK-së si dhe për mosrespektim të hierarkisë institucionale, thuhet në vendim.
Se cilën hierarki nuk e ka respektuar, Sadriu ka thënë se ka pritur që kjo t`i thuhet pikë për pikë në vendimin për suspendim.
“Ma sqaroni ju mua këtë! U.d. i sekretarit thotë me urdhër të ministrit, nuk e di kujt ia kam prishur në MSH, këtu në vendim është dashur të jenë arsyet e shkarkimit”, ka thënë Sadriu, i cili në krye të QKU-së ka qëndruar vetëm shtatë muaj.
Ai ka thënë se në një takim të mëhershëm që ka pasur me ministrin Bujar Bukoshi, ky i fundit i ka kërkuar që të tërheqë vendimin Ali Sadriu për shkarkimin e ndihmësdrejtorit për çështje mjekësore, Hasan Ahmeti.
“Në momentin kur unë e kam shkarkuar Hasan Ahmetin, ministri ka kërkuar që ta kthejë prapë, nuk e kam bërë një gjë të tillë, ka kërkuar disa herë, por kam qenë kategorik”, ka thënë ai.
“Avullimin” e gjashtë hektarëve tokë të Qendrës Klinike Universitare, drejtori në suspendim e ka quajtur krim të organizuar, duke thënë se individi nuk mund ta luftojë këtë, por që këtë, sipas tij. duhet ta bëjnë organet kompetente.
“Individi nuk mund ta luftojë krimin e organizuar. Të merren gjashtë hektarë, për mua është krim i organizuar. Unë e kam kryer punën time, jam shumë krenar që e kam dhënë diagnozën se ku çalojnë problemet e QKU-së dhe hapat e parë në këtë periudhë shumë të shkurtër rezultojnë se mbi 1 milion euro vetëm nga ushqimi me standarde shumë herë më të rritura kam kursyer për QKU-në”, ka thënë Sadriu.
Ndërkaq, ministri i Shëndetësisë, Bujar Bukoshi, ka thënë se procedura e suspendimit është dorëzuar dhe se e gjithë kjo do të përfundojë më së voni për 60 ditë.
“Le të urdhërojë zotëria t’i tregojë të gjitha ato arsye, të drejtën e tij, se i është bërë një padrejtësi e madhe. Ai është suspenduar me pagesë. Gjatë këtij suspendimi, brenda 60 ditëve, Komisioni është i detyruar t’ia japë një përgjigje. D.m.th. epilogu i gjithë kësaj do të përfundojë më së voni për 60 ditë”, ka thënë Bukoshi.