E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata letër-porosi në SHBA për pyetjen e bashkëpunëtorëve të tragjedisë së "Gërdecit"

TIRANË- Gjykata e Shkallës së Parë në kryeqytet, në seancën e 64 gjyqësore ndaj 28 të pandehurve të tragjedisë së Gërdecit, njoftoi palët se i është drejtuar autoritete e drejtësisë në SHBA me anë të letër-porosisë për t'i njoftuar pesë shtetasit amerikan që të jenë prezent me cilësinë e dëshmitarëve të akuzës në seancën gjyqësore të datës 13 shtator 2010.


Ky vendim për njoftimin e dëshmitarëve, është bërë me kërkesë të prokurorëve të çështjes, të cilët mbi bazën e listës së dorëzuar para togave të zeza, ka kërkuara t'i thërras për t'i pyetur para gjykatës edhe shtetasi Patrik Henri, Rodney Taylor, Devid Howell, Uilliam Hart dhe Sidney Macintyre.


"Ëshët dërguar letër-porosia në Ministri të Drejtësisë, të cilës i është kërkuar që me anë të letër-porosisë të njoftoi autoritetet amerikane që pronar i vetëm i kompanisë "Southern Ammounition Comapny" (SAC) shtetasi Patrick C.Henry, duhet të paraqitet në gjykatën e Tiranës më 13 shtator 2010, për të dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 15 mars 2008 në Gërdec, zona e Vorës"-tha kryesuesi i treshes gjykuese Ridvan Hado në seancën e djeshme gjyqësore.


Sipas akuzës, shtetasi amerikan Patrick C.Henry, konsiderohet dëshmitar dhe personazh kyç në historinë e tragjedisë së Gërdecit, pasi ishte ai, personi i parë që u interesua pranë kompanisë shtetërore të armëve "MEICO", për të lidhur kontratë me qëllim demontimin e municioneve.


Sipas dosjes që tashmë po gjykohet me 28 të pandehurit, Henry ishte i interesuar për barutin e dalë nga demontimi, të cilin e shiste në Belgjikë tek disa subjekte që kryenin përdorimin e barutit për prodhimin e eksplozivëve të licencuar me qëllim përdorimin industrial.


Gjithashtu, përveç Henrit gjykata ka kërkuar të thërriten që të paraqiten para togave të zeza edhe ish-punonjësit apo mbikëqyrësit e makinerive të kompanisë SAC që demontonin municione në Gërdec.


Ndërkohë, gjatë ditës së djeshme dëshmoi Drejtori i Drejtorisë se Operacioneve dhe Stërvitjes në Shtabin e Përgjithshëm, Hysen Cekodhima, i cili deklaroi se ushtria nuk e kishte për detyre te ruante me arme repartin e Gërdecit.


"Me armw ruheshin vetëm objektet qe bënin pjese ne planin e përhapjes te miratuar nga Presidenti i Republikës. Gërdeci nuk bënte pjesë në këtë plan dhe si i tillë nuk ishte detyrë e Forcave të Armatosura që të angazhoheshin për ruajtjen e tij"-tha ndër të tjetra dëshmitari Cekodhima.


Më pas seanca vazhdoi edhe me dëgjimin e dëshmitarit të radhës të akuzës, ekonomistit të Ministrisë se Mbrojtjes shtetasin Nazmi Renolli.


Ndër të tjera dëshmitari Renolli u shpreh se kishte dhënë miratim për lidhjen e kontratës mes Komandës se Forcës se Bashkuar me shoqërinë "Albademil" dhe kompanisë amerikane "SAC". Por sipas tij, komanda nuk kishte të drejtë të jepte me qira me shumë se 200 metër katror truall, ku në realitet kompania "Albademil" kishte marr të gjithë repartin nën kontroll.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›