E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosovë-Serbi, sot nis zbatimi i lëvizjes së lirë

Ditën e sotme, ndërmjet Kosovës e Serbisë pritet të fillojë zbatimi i Marrëveshjes ndërmjet Prishtinës e Beogradit për lirinë e lëvizjes.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar Ministri i punëve të Brendshme të Kosovës, Bajram Rexhepi, i cili ka thënë se kjo marrëveshje është e vështirë të fillojë shumë shpejt në veri. Ndërkaq, në palën tjetër qëndron Ministri serb i punëve të Brendshme Ivica Daçiç, i cili ka theksuar se nuk pret probleme në zbatimin e marrëveshjes.

Sipas tij, kalimi i kufirit për të gjithë shtetasit do të bëhet me letërnjoftim ose me anë të një dokumenti për hyrje-dalje, me një kohë të caktuar vlefshmërie. Ndërsa për automjetet me tabelat KS, do të vlejë dokumenti për hyrje-dalje, që do të thotë se kalimi është plotësisht i lirë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›