NATO ne pritje te nje udherrefyesi te ri
Qe nga koha kur Lord Ismay i pari Sekretar i Pergjithshem i NATO-s u shpreh se Aleanca ishte krijuar per te mbajtur amerikanet brenda ruset jashte dhe gjermanet poshte NATO ka ndryshuar thellesisht si ne forme por edhe ne permbajtje. Keshtu konturet e saj pritet te ripercaktohen me miratimin e Konceptit te ri Strategjik ne Samitin e Lisbones qe do te mbahet pas disa ditesh.
Per 50 vjet NATO krijoi mjedisin e pershtatshem per paqetimin dhe unifikimin e Europes duke i dhene fund ekzistences se lufterave kronike ne kontinentin europian. Njekohesisht ajo vazhdon te jete themel mbeshtetes i marredhenieve transatlantike. Ka disa mendime rreth rolit te NATO-s dhe viabilitetit te saj qe nga momenti i krijimit. Sipas Berzhinskit per te percaktuar rolin e NATO-s duhet pasur parasysh fakti historik se ne 60 vitet e ekzistences se saj Aleanca ka institucionalizuar tri transformime monumentale ne ceshtjet boterore e para i dha fund luftes shekullore civile te Perendimit per supremaci europiane dhe transatlantike e dyta angazhoi SHBA ne mbrojtjen e Europes nga pushtimi sovjetik e treta dhenien fund paqesisht te Luftes se Ftohte e cila i dha fund njekohesisht edhe ndarjes gjeopolitike te Europes duke krijuar mundesine per Europen e Bashkuar.
Gjate Luftes se Ftohte SHBA dhe shtetet e Europes Perendimore kishin te perbashket interesin per te shkurajuar dhe per tu mbrojtur nga nje agresion sovjetik. Sot ky problem ne nje mase shume me te vogel u perket vetem shteteve anetare dhe partnere ne kufi me Rusine te cilat jane vecanerisht ne mbeshtetje te interesave amerikane por qe ndihen te lene pas dore per shkak te perqendrimit te interesave te Aleances ne misione te reja dhe shume larg prej tyre. Per anetaret e rinj dhe vendet qe aspirojne te behen te tille NATO perben nje hap perpara ne forcimin e autoritetit ne arenen nderkombetare dhe sidomos ne krijimin e marredhenieve cilesore me BE. Per anetaret eurocentrike si per shembull Franca NATO u mundeson europianeve te behen pjese e politikes se jashtme amerikane dhe ne varesi te mbeshtetjes ose jo te synimeve te saj te kene rritje ose zvogelim te audiences ne ceshtjet nderkombetare. Nderkohe interesi amerikan mbi NATO-n eshte te mbaje nje mjet te fuqishem ushtarak i cili mund te bashkepunoje me forcat e saj ne disa raste edhe per te mos pesuar kufizime te ndryshme.
Pavaresisht preferencave politike dhe interesave vetjake shteterore rajonale apo transatlantike sot Aleanca ka marre nje karakter global. NATO sot eshte pa asnje dyshim aleanca politike dhe ushtarake me e fuqishme ne bote. 28 vendet anetare te saj shtrihen ne dy rajonet me produktive me teknologjine me te avancuar me shoqerite me moderne me prosperitetin ekonomik me te madh dhe politikat me demokratike dhe megjithese 900 milione banoret e vendeve aleate perbejne vetem 13 te popullsise boterore zoterojne 45 te PPB boteror. Potenciali i NATO-s nuk eshte vetem ushtarak. Fuqia e vertete e NATO-s buron nga kombinimi i fuqise ushtarake amerikane me fuqine ekonomike europiane. Ky potencial vepron tashme ushtarakisht ne brendesine territoriale te Aleances ne Bosnje-Hercegovine dhe Kosove bashkevepron dhe harton programe te perbashketa ne kufijte e Aleances me te tera vendet e dala nga ish-Bashkimi Sovjetik monitoron dhe siguron hapesira te gjera territoriale ne Afrike dhe ne brigjet e saja oqeanike lufton dhe trajnon ne zemren e kontinentit euroaziatik ne Afganistan Pakistan dhe Irak stervitet ne skenare polare ne kufijte veriore te globit ne brigjet akullnajore te Artikut si dhe zhvillon nje program antiraketor qe vepron deri ne kufijte atmosferike me te larget. Ne keto 10 vitet e fundit aleanca gati ka dyfishuar vetveten dhe gjithashtu dhe partneret. E gjithe kjo periudhe qe nga hedhja e firmave te para mbi Traktatin e Uashingtonit ka shenuar ndryshime te vazhdueshme per Aleancen. Fundi i Luftes se Ftohte provoi se Aleanca per te vijuar te ekzistonte duhej te ndryshonte. Mbijetesa e NATO-s si nje institucion nderkombetar i rendesishem lidhet ngushte pikerisht me aftesine e saj per te ndryshuar. Vazhdimesia dhe ruajtja e fuqise se NATO eshte ne interes te anetareve te saj dhe gjithashtu promovon stabilitet ne nje plan global pavaresisht pranise fizike ne cdo cep te globit te trupave te vendeve anetare.
Ne perputhje me nevojen per ndryshim dhe sukses Aleanca ka hartuar historikisht dokumente strategjike ne formen e koncepteve qe jane leshuar pikerisht ne momentet kyce historike te saj. Konceptet strategjike marrin formen e nje dokumenti periodik qe rifreskon dhe rikoncepton misionin rolin dhe detyrat e NATO-s. Funksioni i tij kryesor eshte te identifikoje elemente te vazhdueshmerise te formalizoje inovacionin dhe te percaktoje drejtimin strategjik per veprimet e Aleances per nje kohezgjatje rreth 10-vjecare. Momenti me i pershtatshem per nisjen e punes per hartimin e Konceptit te ri Strategjik ishte ne vitin 2009 gjate Samitit te Strasbourgh/Kehl. Ardhja ne fuqi e Administrates Obama ne SHBA terheqja e trupave amerikane nga Iraku rikthimi i Frances ne strukturat ushtarake te integruara nevoja per nje strategji me efektive ne Afganistan kerkesat per perballjen e sfidave te reja te sigurise se perbashket dhe nevoja per bashkeveprim e aleateve ne nje situate krize te plote ekonomiko-financiare ishin arsyet e nisjes se diskutimeve per te ardhmen strategjike te NATO. Keshtu nisi procesi i hartimit te Konceptit te ri Strategjik qe do te mundesoje realizimin e ndryshimeve te domosdoshme te Aleances. Grupi i punes i kryesuar nga ish-sekretarja e Shtetit Madeleine Albright dhe i perbere nga personalitete te larta vijoi punen per muajt ne vazhdim dhe ne 17 maj dorezoi analizen dhe rekomandimet perkatese mbi permbajtjen e Konceptit te ri Strategjik. Raporti eshte nje permbledhje gjitheperfshirese e aktiviteteve dhe sfidave aktuale te Aleances dhe permban rekomandime te ndryshme qe ne pergjithesi flasin per nje angazhim te qendrueshem te Aleances ne ruajtjen e paqes dhe stabilitetit ne rajonin euroatlantik por duke nenvizuar nevojen e domosdoshme per efikasitet dhe sidomos partneritet. Paralelisht me punen e Grupit te Eksperteve ne shumicen e vendeve anetare u zhvilluan debate dhe diskutime mbi Konceptin e ri por ne vecanti asnjeri prej aleateve nuk paraqiti nje ide te qarte per te ardhmen e Aleances.
Ne varesi te kendveshtrimeve te tyre jane verejtur grupime informale te perbera nga vendet anetare me kendveshtrime globaliste qe mbeshtesin idene qe NATO te angazhohet ne shkalle globale dhe te siguroje stabilitetin nderkombetar vendet anetare me mendim konservator qe jane per ruajtjen e qellimit kryesor te krijimi te NATO-s ate te mbrojtjes se shteteve anetare si dhe vendet anetare qe qendrojne pasive dhe ne hije te debatit mbi ndryshimet dhe qe e shohin sigurine e vendit te tyre duke u bazuar ne rreziqet tradicionale dhe perqendrohen me shume ne sigurine e interesave vetjake dhe jane te prirur te limitojne koston e anetaresise. Koncepti i ri Strategjik do te percaktohet nga kompromiset e ketyre tri grupeve informale. Ekziston dhe mundesia qe dokumenti te jete i formuluar me karakter pergjithesues me nje gjuhe te paqarte ne menyre qe te lejoje interpretime te ndryshme te tij dhe ne varesi te situates te lejoje fusheveprim te gjere. Kjo do te thote qe ai do te pasohet nga nje sere dokumentesh plotesuese te mevonshme si plane pune planveprime projekte te ndryshme etj.
Gjithsesi pritet qe ne Lisbone te miratohet nje dokument qe do te shprehet ne nje menyre apo ne nje tjeter mbi sfidat politiko-ushtarake te Aleances duke u perqendruar ne marrjen e masave per riorganizimin e aseteve dhe metodave te punes ne operacionin ne Afganistan perballimin e rreziqeve te reja qe nisin me sulmet kibernetike dhe vazhdojne me terrorizmin berthamor si dhe sigurine energjetike. Gjithashtu pritet te trajtohen ceshtjet qe lidhen me rreziqet qe paraqesin situata te ndryshme ne Pakistan Gjeorgji Iran Kaukaz Afrike Lindjen e Mesme si dhe ne Ballkan. Marredheniet NATO-Rusi do te kene nje trajtese te vecante jo vetem pasi kreret e shtetit rus do te jene te pranishem ne Lisbone por edhe pasi program i mbrojtjes raketore te Aleances parashikon domosdoshmerine e perfshirjes se Rusise qofte edhe duke mos krijuar pengesa politike. Rendesia e zhvillimit te partneriteteve me pale te treta si dhe me organizata te rendesishme te hapesires euroatlantike si BE OSBE si dhe ne vecanti OKB pritet te marre permasa te rendesishme ne dokumentin e Lisbones. Nga burime te brendshme paralajmerohen dhe perfshirja e dispozitave qe do te drejtojne reformen dhe transformimin e Aleances sipas te cilave parashikohet shkurtimi i personelit civil dhe ushtarak i shtabeve te perbashketa si dhe amalgamizimi i strukturave me qellim reduktimin e kostove.
Aktualisht sekretari i Pergjithshem z. Rasmussen ka hartuar nje draft te dyte pas ndryshimeve mbi draftin e pare pergatitur po nga ai ne fund te muajit shtator. Drafti i ri u eshte dorezuar kryetareve te shteteve aleate ne fillim te muajit. Parashikimet e analisteve mbi permbajtjen e Konceptit te ri Strategjik rrotullohen kryesisht rreth parimit te shprehur nga Komandanti Suprem i Aleateve ne Europe Adm. James Stavridis ne nje fjalim te vonshem te tij ku shprehej se e ardhmja e sigurise ne shekullin e 21-te do te kerkoje angazhime prej fuqie te bute dhe fuqie te forte duke kerkuar qe edhe organizmat nderkombetare qe veprojne ne fushen e sigurise te marrin formen e nje reostati. Qofte edhe ne perputhje me nevojat e kohes sidomos ne pikepamjen e sigurise Koncepti i ri Strategjik i NATO-s do te jete politikisht nje rikonfirmim i angazhimit te anetareve te saj per mbrojtje te perbashket me cdo kusht por konkretisht nje instrument elastik qe do te garantoje hapesira te gjera veprimi per te perballur me sukses sfidat e te ardhmes.