Drogba e Roben gati për finalen e Kupës

- Bosi i Celsit, Hoze Mourinjo, shpreson se Didier Drogba dhe Arjen Roben do të jenë plotësisht të gatshëm në finalen e Kupës së Anglisë. Drogba po vuan nga një dëmtim në kavilje dhe Roben nuk e ka marrë veten plotësisht pas operacionit në gju. Mourinjo beson se dy lojtarët do t'ia arrijnë të kompesojnë mungesat e Andrij Shevcenkos, Mikael Ballak dhe Rikardo Karvalos, që të tre të dëmtuar. Karvalho vuan një dëmtim në gju, Shevcenko kreu një operacion dhjami, ndërsa Balak udhëtoi në Gjermani për të operuar kavlijen e tij. Drogba ka shënuar 31 gola për fanellën e Celsit gjatë këtij sezoni. Mourinjo konfirmoi: "Drogba do të jetë në rregull dhe Roben do të ketë një shans për t'u aktivizuar"