E Diel, 1 Nëntor 2026

Mazhoranca do ti votoje 3 ligjet pavaresisht kushteve te opozites

Shkolla Arif Selimi është ndër 29 shkollat e ndërtuara në 8 vite në Shkodër. Të dhënat e qeverisë flasin edhe për 93 të tjera rikonstruktuara. Katër vitet që vijnë kryeministri tha se do të punohet në të gjitha nivelet arsimore për rritjen e  cilësisë, konsolidimin e kurrikulave dhe kualifikimin  e mëtejshëm të mësuesve.

“Ndaj dhe gjatë viteve të fundit, si kjo shkollë janë ndërtuar edhe rindërtuar edhe 1300 shkolla të tjera, janë ndërtuar dhe rindërtuar   mbi 70 % të të gjitha shkollave të vendit. ....Pra po bëjmë gjithçka për modernizmin  e mësimdhënies. Alternativa jonë për zhvillimin e Shqipërisë, ka në themel zhvillimin e dijes, arsimit, vendosjen e Shqipërisë së zhvilluar mbi shoqërinë e dijes, shoqërinë e shkolluar. Ndaj dhe ne në 4 vitet që vijnë do të bëjmë gjithçka për cilësi të reja në arsimin në të gjitha nivelet. Do të bëjmë gjithçka për konsolidimin e kurrikulave dhe kualifikimin  e mëtejshëm të mësuesve. Dua ti them këtu atij shokut “Stop presionit ndaj mësuesit.” ka ikur koha që mund të behët presion mësuesve apo qytetarëve . Ata janë të lirë të mbrojnë çdo pikëpamje. Gëzuar festën e  Abetares që keni së shpejti!”, vuri në dukje Berisha.  Në Shkodër kryeministri Berisha inauguroi edhe rikonstruksionin e segmentit rrugë nacionale – fshati Vukatanë. Në mbarë qarkun janë ndërtuar 920 kilometër rrugë.  “Sot vijmë këtu dhe shkojmë kudo me zotimin tonë se do të ndërtojmë çdo kilometër rrugë në të katër e vendit, do të rindërtojmë dhe ndërtojmë çdo shkollë, do të ndërtojmë dhe rindërtojmë çdo ujësjellës, do të bëjmë gjithçka që ju të ndjeheni qytetarë aty ku ju jetoni. A e dëgjuat shokun e autobusit, u tha – po bëj be në rasën e gurit se nuk do të tradhtoj më. Nuk tha dot në Bibël, se konvertohet çdo 5 vjet. Kështu që mbeti të kthehet te rasa e gurit. Ta lëmë shokun në autobus dhe ne të ndërtojmë rrugë sa më të mira që ai të vazhdojë udhën sa më shumë në autobus. Ne të ecim drejt Evropës, të ecim drejt zhvillimit. Ai të qëndrojë në autobusin mavi, deri sa ti bëhet autobusi mavri”, deklaroi Kryeministri.   Qeveria vendosi para pak ditësh rimbursimin me para në dorë të akcizës së naftës për fermerët, rimbursimin e TVSH-së së cdo gjëje që përdorin për prodhim. Deri tani kanë marrë 56 milionë dollarë grante demokratët iu premtojn trefishim të tyre në 4 vitet që vijnë
Berisha: Rama po lan duart pas krimit Besimtari e ndërpret punën kur hoxha e thërret zërin  Lutjen e bën aty edhe jashtë xhamisë  Në Shkodër Sali Berisha deklaroi se lista e rinovuar e kandidatëve për deputetë është përfaqësuese. Jep dhe një dëshmi që nuk ka të pakënaqur A e kanë të vështirë fitoren pa Bamir Topin, kur PS me LSI janë bashkë pas 8 vitesh. Ndërsa e majta nuk e ka deklaruar kandidatin për kryeministër, ndaj i thotë medias të mos i kërkojnë debat me Ramën. Vota e tre ligjeve dhe KQZ-është refreni i çdo konference për median. Për të dyja demokratët presin opozitën. Nuk kanë asnjë kundërshtim që ligjet të hyjnë në fuqi në shtator. Amnistia fiskale ishte premtim për 100 vjetorin, kryeministri përjashton se e ripropozon në kohë fushate për të bërë fushatë. 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›