E Diel, 1 Nëntor 2026

Denohet me 7 vjet burg ish-kryeministrja ukrainase Julia Timoshenko

7 vite heqje lirie për ish-kryeministren ukrainase, Julia Timoshenko, e cila akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me një marrëveshje të gazit me Rusinë në vitin 2009.

Timoshenko tha se akuzat ishin të motivuara politikisht kundër saj dhe u zotua për të luftuar për demokraci "deri sa të ketë jetë”.

Ndërkohë që jashtë gjykatës forcat policore ndodhen ne gatishmëri për të evituar protestat nga mbështetësit e saj.

SHBA dhe BE i kanë dënuar akuzat kundër Timoshenkos.

Zyrtarët evropianë kanë sugjeruar se burgimi i saj do të ishte një goditje e rëndë për shpresat e vendit për integrimin në Bashkimin Europian.

Gjate pushimit në seancën gjyqësore, Julia Timoshenko iu drejtua publikut duke thënë se nuk duhet të kenë frikë nga regjimi i presidentit Viktor Janukoviç, duke e krahasuar atë me Stalinin.

Ky vendim përfundon karrierën politike të ish- kryeministres Julia Timoshenko.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›