Greqia rikonfirmon refuzimin për të dalë nga eurozona

Gikas Hardouvelis, këshilltar ekonomik i kryeministrit grek, rikonfirmoi zgjedhjen greke për të qëndruar në euro, në një intervistë për shtypin publikuar sot. Intervista vjen pas thirrjes së ministrit të Brendshëm gjerman për një braktisje të monedhës unike nga vendi.
“Të lejosh Greqinë të dalë nga eurozona nuk bën gjë tjetër veçse sjell inflacion, ulje të konsiderueshme të pagave, shkatërrim të institucioneve të shumta dhe ndërmarrjeve të shëndetshme dhe humbje të trashëgimisë”, u shpreh Hardouvelis për të përjavshmen “To Vima”.
“Ne dëshirojmë rindërtimin e vendit dhe jo ta lëmë të plaçkitet nga dinakët. Një dalje nga eurozona do të ishte një dështim strategjik”, theksoi bankieri dhe profesori i ekonomisë, i cili këshillon Lukas Papadhimosin që prej emërimit të këtij të fundit në krye të një qeverie socialiste.
Ministri i Brendshëm gjerman, Hans-Peter Friedrish, u shpreh dje në një intervistë për të përjavshmen “Der Spiegel”, për një dalje të Greqisë nga zona euro. “Nuk flas për përjashtim të Greqisë (...) por për të arritur krijimin e influencave për një tërheqje që nuk mund shmanget”, konfirmoi ai duke shtuar se jashtë Bashkimit Evropian Monetar, mundësitë e Greqisë për t’u rigjeneruar dhe për t’u bërë më kompetititve janë më të mëdha sesa të qëndrojë në zonën euro.
/Start/E.B/
2012-02-26 20:41