E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ashton: Për Serbinë e Kosovën do diskutojmë pas Sirisë

Përfaqësuesja e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Catherine Ashton ka ripërsëritur sot se marrëveshja për përfaqësimin rajonal të Kosovës ishte një sukses i madh dhe se liderët e të dy vendeve kanë dhënë garanci se marrëveshja do të respektohet. Deklarata e Ashton u bë para fillimit të mbledhjes së ministrave të jashtëm të BE-së.

 “Kam qenë në kontakt të vazhdueshëm personal me presidentin Boris Tadiç dhe me kryeministrin Hashim Thaçi, që të jem e sigurt se ajo për të cilën do të merren vesh do të respektohet plotësisht” ka theksuar Ashton.

Duke hyrë në ndërtesën e Këshillit të Europës, ku sot e nesër mbahet mbledhja e ministrave të jashtëm të BE-së, Ashton tha se për Serbinë e Kosovën do të bisedohet pasi ministrat të shkëmbejnë pikëpamjet rreth situatës më të re në Siri.

Përfaqësuesja e lartë e BE-së do të paraqesë para ministrave raportin rreth marrëveshjes midis Beogradit e Prishtinës dhe punës së misionit europian, EULEX-it. Ministrat do të marrin qëndrim edhe për kandidaturën e Serbisë për anëtarësim në BE.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›