Swoboda Situata ne Shqiperi nje problem evropian jo thjesht problem shqiptar - Eurodeputeti austriak flet edhe per raportin Dick Marty

DW Zoti Swoboda situata ne Shqiperi vazhdon te jete e tensionuar. Pas demonstrates se 21 janarit qe pati nje fund tragjik kampet politike vazhdojne te akuzojne dhe te mos veprojne per permiresimin e gjendjes
fare duhet te bejne tani lideret shqiptare
Swoboda Besoj se te gjitha palet dhe sidomos qeveria dhe opozita duhet te permbahen. Bashkimi Evropian do te beje edhe nje nderhyrje qe e gjitha forca te perqendrohet tek zgjedhjet e ardhshme locale qe ato te zhvillohen te rregullta dhe te ndershme dhe kjo do te ishte pastaj baza e nje mirekuptimi te ri mes opozites dhe qeverise per punen e ardhshme.
DW Sa ndikon kjo ne rrugen e Shqiperise per ne BE zoti SwobodaSi mund te ndihmohet Shqiperia qe te dale nga kjo gjendje
Swoboda Ne mund te ndihmojme por te dyja palet duhet te jene te gatshme per kete. Dhe nga ngjarjet e tmerrshme te diteve te fundit duhet te nxjerrin mesim. Shqiperia eshte spostuar prapa persa i perket afrimit me BE-ne. Ajo nuk e ka marre statusin e kandidatit derisa mbetet ne kete gjendje katastrofale dhe derisa te dyja palet te mos bien dakord per gjerat themelore. Une nuk shoh ndonje hap perpara. ne rrugen drejt Bashkimit Evropian.Dhe Shqiperia e sheh se si vende te tjera si Mali i Zi avancojne.Forcat politike duhet tua bejne te qarte qytetareve dhe qytetareve te tyre pse eshte e pamundur ose nuk eshte e mundur qe Shqiperia te beje nje rruge te ngjashme si vendet e tjera te Ballkanit.
DW fare mund te beje konkretisht BE per Shqiperine pas kesaj situate
Swoboda Kjo duhet pare. Ju e dini qe te dyja forcat me te medha politike ne Parlamantin Evropian Partia Popullore Evropiane dhe ajo Socialdemokrate ne marreveshje me Komisionin Evropian jane perpjekur qe ti sjellin ne nje konsensus te perbashket te dy kryetaret. Kjo ka deshtuar. Besoj qe duhet te kete edhe nje perpjekje tjeter per ti bashkuar pavaresisht se ne cfare niveli por situata e Shqiperise eshte nje problem evropian nuk eshte me thjesht nje problem shqiptar dhe prandaj Evropa duhet te veproje.
DW Zoti Swoboda kete jave diskutohet ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes mbi raportin e Dick Marty-t lidhur me akuzat e tij per UK-ne. Si e vleresoni ju raportin e tij
Swoboda Parimisht eshte nje raport I Keshillit te Evropes dhe Parlamentit Europian por une e kam thene qarte. Duhet pare me saktesi se ne cfare mase pohimet e Marty-it bazohen ne fakte apo me mire te themi supozimet hipoteza e bazuara. Fakti qe Dick Marti eshte terhequr persa i perket fajesimeve konkrete per kryeministrin Thaci eshte nje tregues qe ai nuk ka punuar me aq kujdes sa ceshte dashur te punoje. Ne qofte se ka materiale u duhen dhene autoriteteve si EULEX-it ashtu dhe autoriteteve ne Kosove ne qofte se jo atehere duhet konstatuar se eshte fjala per thashetheme. Raporti nuk ka qene i kenaqshem se paku ne formen qe eshte paraqitur. Sepse ka sjelle pretendime te cilat Dick Marty eshte dashur vete ti relativizoje ose ti terhiqte.
DW A pritet qe ky raport te miratohet dhe ne se po cfare do te ndodhe me pas
Swoboda Nuk e di ne se do te miratohet. Ky eshte nje raport i Keshillit te Evropes qe nuk eshte i obligueshem. Ajo qe eshte vendimtare eshte qe te gjithe ata qe kane ndonje deshmi apo supozime deshmi ne te cilat raporti bazohet duhet ti dorezojne ato sa me pare te EULEX te misioni i BE ne Shqiperi qe kujdeset per ligjin dhe rendin. Deri tani raporti me duket i pamjaftueshem dhe i turbullt per te qene me te vertete baze per procedure gjyqesore.
Intervisten e zhvilloi Mimoza Cika-Kelmendi
Redaktoi Angjelina Verbica