E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përsërisin kërkesën për dorëheqjen e Isës

Kryesia e Forumit Rinor të Lidhjes Demokratike në Podujevë ka përsëritur kërkesën për dorëheqjen e Liderit të Partisë Isa Mustafa.

Në një njoftim dërguar medieve, FR i LDK’së në Podujevë kërkon që të jepen sqarime shtesë pse nuk u ftua Fatmir Sejdiu në ditëlindjen e Degës së LDK’së.

“Për të rinjtë dhe për gjithë anëtarësinë e LDK-së në Podujevë është e papranueshme që në përvjetorin e themelimit, për herë të parë pas 22 vjetësh nuk është ftuar Fatmir Sejdiu, ish- President i Koosvës dhe kryetar i LDK-së, si dhe Kryetar Nderi i LDK-së dhe një nga themeluesit e saj, figura më e lartë politike që ka pasur dhe ka treva e Llapit dhe me të cilin personalitet është e lidhur ngushtë veprimtaria e LDK-së në Llap”, thuhet në njoftimin e FR të LDK’së.

Sipas njoftimit Kryesia e Forumit Rinor ka vlerësuar se largimi i Isa Mustafës nga LDK’ja i hap rrugë demokratizimit të partisë.

“Kryesia ka vlerësuar se ky përvjetor nxori në shesh kërkesën e anëtarësisë së Degës së LDK-së në Podujevë që Isa Mustafa të lë kreun e LDK-së, duke pasur parasysh veprimet tij të dëmshme për zhvillimin e LDK_së, si dhe duke pasur mbi supe të kaluarën e tij politike gjatë viteve 80-ta.

Ky forum është marrë edhe me Kryetarin e Degës Agim Veliun.

“Z. Agim Veliu është bërë një servil i paparë i Isa Mustafës në shkëmbim të kushedi cfarë interesash individuale dhe në dëm të zhvillimit e fuqizimit të LDK-së në këtë trevë”, thuhet ne komunikaten e FR te LDK'se.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›