E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synojnë ta nisin mbarë

Shqipëria dhe Gjeorgjia janë gati t’i masin forcat. Edhe pse bëhet fjalë vetëm për një miqësore, ky takim po konsiderohet si një test shumë i rëndësishëm nga të dyja taboret para fillimit të eliminatoreve për botërorin ‘Brazili 2014’. Si shqiptarët ashtu edhe gjeorgjianët synojnë ta nisin mbarë këtë vit.

takimin miqësor, cili do të zhvillohet të mërkurën në Tbilisi prej orës 15:00, sipas orës sonë lokale.

Edhe pse bëhet fjalë vetëm për një ndeshje miqësore, ky duel po konsiderohet si një test shumë i rëndësishme nga të dyja taboret para fillimit të eliminatoreve për kampionatin botëror ‘Brazili 2014’.

Por, për kuqezinjtë ky takim ka edhe një rëndësi tjetër të veçantë. Kjo mbase do të jetë ndeshja debutuese e trajnerit italian Gianni de Biasi, në krye të ekipit kombëtar shqiptar. E bashkë me të, fanellën e ekipit shqiptar për herë të parë do ta veshin edhe tre futbollistë tjerë – Edgar Çani, Armando Sadiku dhe Hair Zeqiri.

Trajneri italian, para ndeshjes ka thënë se e vlerëson skuadrën e Gjeorgjisë pasi i ka studiuar mirë ndeshjet e fundit në grupin e vet eliminator. Ai njëkohësisht ka kërkuar një rezultat pozitiv pasi është edhe takimi i parë dhe rëndësia e kërkon ta nis sa më mirë.

Por, mbetet të shihet se çfarë është në gjendje të bëjë ekipi kuq e zi me stërvitje vetëm dyditore, e po ashtu pa praninë e dy kosovarëve të lënduar; Lorik Canës e Debatik Currit, dhe në mungesë të dy sulmuesve, Hamdi Salihit dhe Erjon Bogdanit, të cilët nuk i ka ftuar fare italiani për këtë takim.

Në anën tjetër, edhe gjeorgjianët duan ta fitojnë ndeshjen e parë të tyre të vitit 2012. Selektori i Gjeorgjisë, Temuri Ketsbaia, thotë se fitorja eventuale ndaj kuqezinjve mund t’i motivojë djelmoshat e tij para fillimit të eliminatorëve për botërorin ‘Brazili 2014’.

“Çdo ditë që kalon dhe ne po u afrohemi kualifikimeve, andaj çdo ndeshje e mbetur është shumë e rëndësishme për Gjeorgjinë. Do të luajmë miqësore me Shqipërinë në fushën tonë dhe ne të gjithë duam ta fillojmë vitin 2012 me fitore. Kemi bërë përgatitjet e duhura për miqësoren me shqiptarët, por fokusi ynë i përgatitjeve është më larg se kaq, ka të bëjë me eliminatoret e Botërorit 2014”, ka deklaruar Ketsbaia.

I pyetur se a ka kapacitet Shqipëria për t’ia testuar ekipin e tij, Ketsbaia është përgjigjur: “Për fat të keq, jo gjithmonë gjejmë kundërshtarët që duam për një miqësore, por dua të theksoj faktin se edhe Shqipëria është një kundërshtar i fortë. Ju siguroj se nuk është e lehtë të mundësh. Prandaj jam i kënaqur që niveli i ekipit kundërshtar të imponon respekt, por edhe një dëshirë për të luajtur kundër tij”, ka theksuar ai.

Ketsbaia thotë se e njeh mentalitetin e kuqezinjve, ndaj të cilëve kishte luajtur edhe si futbollist aktiv.

“Shqipëria ka qenë gjithmonë luftëtare, asaj nuk i kanë munguar kurrë lojtarët e fortë. Si lojtar kam luajtur shumë herë kundër shqiptarëve, edhe si kombëtare jemi ndeshur mjaft raste me Shqipërinë, kështu që e njohim mirë njëri-tjetrin. Mund të them se të luash si mysafir në fushën e Shqipërisë është shumë e vështirë të kesh sukses. Shqiptarët janë të aftë, kanë një kombëtare të kualifikuar teknike, me një trajner të ri italian”, është shprehur ai.

Kjo do të jetë përballja e dymbëdhjetë mes shqiptarëve e gjeorgjianëve, sipas historikut të Federatës Shqiptare të Futbollit. Prej njëmbëdhjetë dueleve të mëparshme, kuqezinjtë kanë triumfuar tri herë, kurse gjashtë ndeshje tjera i kanë fituar gjeorgjianët. Ndërsa, dy takime tjera kanë përfunduar pa fitues.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›