E Shtunë, 31 Tetor 2026

Synon Olimpiadën 2012

Seid Xhemajli të dielën e ka festuar suksesin më të madh në karrierën e tij të re. 19 vjeçari, i cili një vit e gjysmë më parë e kishte fituar medaljen e artë për të rinj, Junior Champion, të dielën është bërë kampioni më i ri i në histori të boksit zviceran.

Talenti shqiptar i kategorisë së peshës së rëndë, ka një të ardhme të ndritshme, thotë trajneri i tij, Richard Marti. Disiplinë të shkëlqyeshme, teknikë të mirë dhe shpejtësi. Këto janë karakteristikat që e përshkruajnë atë si luftëtar të fortë, u shpreh Marti.

Ai është i gjatë gati 2 metra dhe peshon 91 kilogramë. Këto janë statistika që demonstrojnë se bëhet fjalë për një sportist me të ardhme të ndritshme. Objektiv i tij final është që të bëhet kampion i botës në peshën e rëndë.

Xhemajli ka dhënë një intervistë për uebfaqen zvicerane zo-online.ch, në të cilën ka treguar më hollësisht për synimet e tij në karrierë.

E fituat titullin e kampionit sepse...
Xhemajli: Kam bërë përgatitje në disiplinë, jam përgatitur me vendosmëri të madhe.

Çka ju fascinon tek boksi?
Xhemajli: Më fascinon dueli. Boksi është një sport i ndershëm. Aty fiton më i forti.

Thonë se boksi është një sport brutal...
Xhemajli: Shumë njerëz nuk e kanë idenë se si është ky sport. Në boks është me të vërtet vështirë dhe ka dhunë, por kjo nuk ka të bëjë me brutalitet.

Rreziku në boks ekziston gjithnjë, apo jo?
Xhemajli: Ka pak rrezik, por nevojitet të përgatitesh mirë për një luftë.

Çka i nevojitet një boksieri që të jetë i suksesshëm?
Xhemajli: Disiplina, rezistenca dhe teknika.

Kur e bën një hap në ring, më pas?
Xhemajli: ... më pas koncentrohem maksimalisht.

Cila është forca e jote në ring?
Xhemajli: Shkathtësia për të vrapuar në ring dhe syri i mirë.

Çfarë mendimi ke për Muhammad Ali e Mike Tyson?
Xhemajli: Janë legjenda dhe model i punës sime në lëvizjet e këmbëve dhe të fuqisë.

Cilët janë objektivat e tu të ardhshëm?
Xhemajli: Luftërat ndërkombëtare dhe kualifikimi për në Olimpiadën 2012.

Po ëndrra e jote më e madhe?
Xhemajli: Të bëhem kampion i botës në peshën e rëndë, i cili do të ishte sukses edhe i popullit zviceran.

Aktualisht jeni pjesë e klubit Dübendorf ...
Xhemajli: Është një klub i vogël, por i mirë.

Sa herë në javë ushtroni?
Xhemajli: Gjashtë herë në javë.

Po jashtë ringut, si mund ta përshkruash veten?
Xhemajli: I dinjitetshëm dhe miqësor. Unë jam një boksier i licencuar, e jo një luftëtar rruge.

Po me futbollistin Blerim Xhemajli, jeni diçka?
Xhemajli: Me të më lidh vetëm mbiemri dhe rrënjët shqiptare. Diçka më tepër nuk na lidh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›