Pacquiao, në histori të boksit

Manny Pacquiao është bërë boksieri i parë në histori që fitoi shtatë tituj të kampionit botëror në shtatë divizione të ndryshme, pasi mposhti Miguel Cotton në Las Vegas, të shtunën mbrëma. Ai e ndali kundërshtarin nga Puerto Riko në raundin e 12 të meçit për brezin e peshës së lehtë të versionit WBO. Pacquiao 30 vjeç, dominoi dhe e rrëzoi Cotton në raundin e tretë dhe të katërt, duke i bërë dëm të madh me goditje të fuqishme më dorën e majtë.
Gjyqtari Kenny Bayless e ndërpreu meçin 55 sekonda pas fillimit të raundit të fundit. Jam munduar ta nokautoj. Kam menduar se në raundin e 11 do ta ndërpresin luftën. Jam i befasuar që ai e vazhdoi atë, tha Pacquiao. Fytyra e Cottos ishte e ënjtur, gjaku i rridhte nga hunda dhe kishte të çara. Ai thjesht nuk mund të ndalte Pacquiaon, i cili e sulmonte shpejt dhe fuqishëm me të dyja duart. Nuk e kam ditur se nga vinin goditjet. Manny Pacquiao është njëri prej boksierëve më të mirë me të cilët kam luftuar, tha Cotto.