E Shtunë, 31 Tetor 2026

Liverpool kërkon Eduardon

Liverpool është i gatshëm të transferojë sulmuesin Eduardo da Silva nga rivali i Premierligës, Arsenal për 10 milionë funta, ka bërë të ditur të dielën revista angleze, News of the World. Reprezentuesi kroat është i pakënaqur që ende nuk i është ofruar një kontratë e përmirësuar në Emirates Stadium.

Marrëveshja e tij aktuale me Topxhinjtë skadon pas 18 muajve dhe kjo ka zgjuar vëmendjen e menaxherit të Liverpoolit, Rafa Benitez, i cili synon të përforcojë sulmin gjatë afatit kalimtar të janarit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›