Rrezikon jetën në det deputeti i PD-së, Tritan Shehu
Ndryshimi i menjëhershëm i kushteve klimaterike, kanë bërë që Shehu bashkë me tre shoqëruesit e tij, teksa udhëtonin me një jaht të rrezikojnë seriozisht jetën.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:45 të së dielës, kur është kërkuar ndihmë në Distriktin Detar të Vlorës. Menjëherë pas dhënies së alarmit, në drejtim të detit janë nisur forcat e policisë kufitare, Guardia di Financa, si dhe një skuadër e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.
Pas disa minutash kërkimi, jahti bashkë me ish-kryetarin e PD-së dhe personat e tjerë është gjetur në gjirin e Shën Janit, pranë kepit të Gjuhëzës në Gadishullin Karaburun. Nuk është bërë e ditur asnjë e dhënë rreth pronësisë së jahtit dhe personave që po lundronin në det së bashku me Shehun.
Ngjarja është mbajtur pothuajse sekret nga policia. Stuhia që ka përfshirë papritur gjirin e Vlorës, ka zgjatur për gati dy orë. Era e fortë dhe deti i trazuar kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Rradhimës dhe sidomos atë të Orikumit.