E Shtunë, 31 Tetor 2026

Të dyshuarve për terrorizëm u mohohet lirimi me kusht

Në mesin e atyre që u është mohuar lirimi me kusht është edhe Hysen Sherifi nga Kosova. Gjykatësi e mori vendimin dje pasi dëgjoi incizimet e hetuesve të të dyshuarve duke diskutuar komplotet e tyre për të organizuar sulme në vendet e huaja. Ai gjithashtu tha se gjashtë të dyshuarit për terrorizëm do paraqisnin rrezik nëse fluturonin me avion.

Seanca e të dyshuarit të shtatë është shtyrë sepse avokati i tij u tërhoq nga ky rast, duke përmendur një konflikt interesi. I dyshuari i tetë mendohet të jetë në Pakistan.

Të dyshuarit u paditën muajin e kaluar me akuzën për konspiracion me materiale për të mbështetur terroristët, dhe konspiracion për të kryer vrasje jashtë vendit.

Autoritetet thanë se ky grup ka trajnime për përdorimin e armëve në Karolinën Veriore. Ata mund të ndeshen me burgim të përjetshëm nëse shpallen fajtorë. /VoA/start/

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›