Lushnje, një 33-vjeçar vritet për shkak të bagëtive
Viktima Ilir Leka u qëllua për vdekje nga Luftar Sharka, ku sipas hetimeve të deritanishme krimi ndodhi për shkak se bagëtitë e viktimës ishin futur në pronën e vrasësit. Pas ngjarjes së rëndë, Luftar Sharka është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Policia është vënë në ndjekje të tij.