Të pagjeturit, bisedime me Avokatin e Popullit serb
"Do të bëj përpjekje që të marr kontakte me kolegun tim në Serbi për të parë cila është mundësia, cilat janë rrugët dhe pikat ku ne mund të bashkëpunojmë pa e përzier politikën në punën tonë", tha Kurteshi. Ai e bëri këtë deklaratë gjatë një takimi me kryetarin e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Personat e Pagjetur dhe Peticione të Kuvendit të Kosovës, Ismet Beqiri, i cili mbështeti të gjitha angazhimet për zbardhjen e fatit të pagjeturve.
Në luftën e para më shumë se dhjetë viteve në Kosovë, forcat serbe vranë e masakruan të paktën 12 mijë shqiptarë, mijëra të tjerë i zhdukën duke i varrosur në vende sekrete edhe në Serbi, ndërsa ende nuk dihet fati i 1.907 të pagjeturve. Pas zbulimit të disa varrezave masive në Serbi, autoritetet e Beogradit kanë kthyer në Kosovë eshtrat e 707 shqiptarëve në 18 kontingjente të veçanta.
Avokati i Popullit i Kosovës tha se duhet të gjenden forma të komunikimit dhe të presionit për të nxitur autoritetet serbe të tregojnë vendndodhjen e varrezave masive dhe të identifikohen trupat e të zhdukurve sa më shpejt që të jetë e mundur.