E Shtunë, 31 Tetor 2026

Serbët e Kosovës: Beogradi na tradhtoi

“Gjithë atë që populli serb në Kosovë ka arritur ta realizojë në betejën e pabarabartë 10 – vjeçare, po synon ta shkatërrojë pushteti aktual në Serbi”, thuhet në konkluzionet e takimit të sotëm që është mbajtur në pjesën veriore të Mitrovicës.

Gjatë debatit është thënë se serbët e Kosovës janë “flijuar për shkak të liberalizimit të vizave dhe gjoja jetës më të mirë në Serbi”. Ata kanë akuzuar presidentin e Serbisë, Boris Tadiq, për shkelje të Kushtetutës, ndërsa Qeverinë në Beograd se ka organizuar fushatë ndaj liderëve serbë të Kosovës dhe në këtë kontekst edhe ndaj Millan Ivanoviqit. (rel/start)

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›