Serbia ofensivë për decentralizim ndryshe
Beogradi zyrtar shpreson se do të arrijë t’i bindë shtetet perëndimore të heqin dorë nga decentralizimi – sipas modelit të Ahtisaarit – dhe me presion ndërkombëtar mbi Prishtinën zyrtare të imponojnë një decentralizim, ku në vendbanimet serbe brenda territorit të vendit “nuk do të vinte era shtet i Kosovës”.
Një fushatë të tillë e ka paralajmëruar të martën edhe sekretari shtetëror në të ashtuquajturën Ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Olliver Ivanoviç. Ai ka thënë se Serbia do të nisë me përpjekje të reja diplomatike për t’ia “shpjeguar Evropës dhe botës problemin e decentralizimit në Kosovë”.
Sipas Ivanoviqit, forma të cilën e ka ofruar ish-kryenegociatori për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari, është e papranueshme – ngase sipas tij – duhet gjetur një model që do t’i kënaqte edhe serbët.
“Duhet gjetur një formë tjetër, që do të krijonte pak a shumë të njëjtën gjë – formimin e komunave të reja, ndoshta edhe ndryshime në integrim – mirëpo, e tëra duhet të zhvillohet brenda një pakoje neutrale karshi statusit (të Kosovës) pasi që Qeveria e Serbisë dhe serbët nuk do të pranojnë asgjë që ka të bëjë me prefiksin – e pavarur, ose Republika e Kosovës”, ka thënë ai.
Sidoqoftë, zyrtarët më të lartë të vendit kanë përsëritur qëndrimin se janë të gatshëm të implementojnë decentralizimin në Kosovës, por vetëm sipas pakos së Ahtisaarit. Kryetari Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi ka thënë të martën se qëndrimi i Kuvendit të Kosovës, sa i përket procesit të decentralizimit, është respektimi i Kushtetutës së Kosovës.
Së fundi, liderë serbë në Kosovë dhe në Beograd vazhdimisht po iu bëjnë thirrje qytetarëve serbë në Kosovë që të mos dalin në zgjedhje, duke e kushtëzuar këtë pjesëmarrjen me zbatimin e decentralizimit. Ndërkaq, ministri i Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, ditë më parë ka thënë se nuk bën të ndërlidhen dhe të kushtëzohen këto dy çështje. Sipas Feratit - nuk duhet të lidhet procesi i decentralizimit vetëm me ditën e mbajtjes së zgjedhjeve. “Por mundësia e tyre që të kenë komuna, që të kenë integrim, mund të ndodhë edhe me 15 nëntor”, është shprehur ai. (telegrafi/start)