Trafikoi klandestinë, arrestohet 30-vjeçari
Arrestimi i këtij shtetasi është bërë mënegjsin e ditës së sotme nga policia kufitare e Përmetit, teksa po tentonte të kalonte ilegalisht në Greqi tre persona kundrejt shumës totale 1200 euro. Materialet i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme. Ndërkohë, Policia kufitare e Kakavijës ndaloi sot në mëngjes një emigrant, i cili ishte dënuar me 1 vit burg për "vjedhje të pasurisë së tjetrit".
Edison Groshi, 22 vjeç nga fshati Hormovë i rrethit Tepelenës ishte dënuar dy vjet më parë me vendim të formës së prerë nga gjykata e shkallës së parë në Gjirokastër. Sipas akuzës ai kishte vjedhur në mënyrë të vazhdueshme naftën e automjeteve të firmës qipriote "J&P AVAX", që ndërtonte autostradën Gjirokastër-Tepelenë". Ndalimi i 22-vjeçarit u bë gjatë procesit të identifikimit në Kakavijë, pasi autoritetet e policisë greke e kishin deportuar si emigrant të paligjshëm.