E Diel, 1 Nëntor 2026

Tërmet mbi 7 ballë në Dibër; braktisen banesat

Sipas Institutit Sizmiologjik tërmeti në këtë zonë ishte mbi 7 ballë, ndërsa ka zgjatur rreth 15 sekonda. Lëkundjet nisën në orës 23:49 minuta të mbrëmjes së shkuar.

Sipas informacioneve të fundit, tërmeti ka shkaktuar dëme të shumta materiale në disa fshatra të Dibrës, ku fshatrat më të goditur janë Ostresi, Shupenza, Gjorica, etj. Të tre fshatrat kanë mbetur pa energji elektrike që prej momentit të rënies së tërmetit.

Mësohet se mbi 1000 shtëpi janë plasaritur, ndërsa banorët kanë braktisur ndërtesat e tyre. Gjashtë shtëpi janë shembur plotësisht në Shupenzë. Fatmirësisht, nga ngjarja nuk ka pasur të lënduar.

 Tërmete të tjerë janë ndjerë gjatë gjithë natës deri në mëngjesin e sotëm, ku lëkundja më e fundit është ndjerë rreth orës 06:30 minuta të së hënës. Tërmeti është ndjerë edhe në disa qytete të tjera të Shqipërisë, si në Tiranë, Shkodër, Berat, Kavajë, Elbasan, etj. Në Tiranë, tërmeti është regjistruar rreth 5.4 ballë.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›