Plot 59 lëkundje tërmeti të regjistruara gjatë natës
Sipas Institutit Sizmiologjik, lëkundja e fundit është shënuar në orën 06.30 minuta të mëngjesit të sotëm në fshatin Gjoricë. Tërmeti i rënë natën e kaluar ka shkaktuar dëme materiale në dy fshatra të rrethit të Dibrës, në Gjoricë dhe Shupenzë, ndërkohë që ka shkaktuar panik tek banorët, të cilët e kanë kaluar natën jashtë. Lëkundjet kanë shkaktuar panik edhe tek banorët e Tiranës, sidomos ata që jetojnë në katet e larta të pallateve.