E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në orën 18:00 mblidhet seanca e parë e Parlamentit

Seanca do të zhvillohet në orën 18:00 të pasdites, datë e dekretuar nga presidenti Bamir Topi. Seanca e parë drejtohet nga deputeti më i vjetër, që në këtë rast është kryeministri Sali Berisha, i cili ka parapëlqyer të mos e drejtojë vetë këtë seancë por një deputet tjetër.

I dyti në radhë për nga vjetërsia është deputeti socialist Ethem Ruka, i cili nëse merr pjesë në seancën e parë do të jetë ai “kryetar” Kuvendi për një ditë të vetme. 

E nëse deputetët e opozitës nuk do të jenë të pranishëm, seancën do ta drejtojë Fatos Beja nga Partia Demokratike, një vit më i ri se Ruka. Në seancën e sotme pritet që të krijohet sekretariati ndihmës, i përbërë nga 3 deputetët më të rinj të Kuvendit. Ata do të jetë pjesa mbështetëse e kryetarit, që do të drejtojë vetëm për të hënën dhe të enjten e javës që vjen seancat, deri në zgjedhjen e kryetarit të ri të Kuvendit.

Në mbledhjen e pasdites pritet të ngrihet edhe komisioni i verifikimit të mandateve, i përbërë prej 9 deputetësh nga maxhoranca dhe opozita. Kështu, sipas burimeve, edhe betimi i deputetëve do të mund të bëhet ditën e enjte, dhe jo qysh në seancën e parë të Kuvendit, pasi më parë do të duhet të verifikohen të gjitha mandatet.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›