E Diel, 1 Nëntor 2026

TAP, 100 milione Euro te ardhura cdo vit ne buxhetin e shtetit Eglantina Nasi



Plot 100 milione euro cdo vit, eshte perllogaritur te jete perfitimi monetar i Shqiperise nga projekti i gazsjellesit "Trans-Adriatik". Pervec shumes fillestare te investimit ne kuadrin e realizimit te tij, e parashikuar prej 1 miliarde eurosh, duket se buxheti i shtetit shqiptar do te siguroje ne vazhdimesi mjaft te ardhura qe do te gjenerohen prej tij. Nje fakt te tille e ka bere me dije per median, kreu i grupit nderministror per negociatat e projektit TAP, Majlind Lazimi. Duke e vleresuar kalimin e gazsjellesit "Trans-Adriatik" si nje nga investimet me te medha ne vend, ai ka pohuar gjithashtu edhe faktin, se ne kuadrin e tij, Shqiperia parashikon edhe nje pritshmeri te larte perfitimesh fiskale dhe tregtare. Keto, bashkangjitur edhe perfitimeve te tjera sic eshte perfshirja e vendit tone ne hartat gjeo-strategjike te gazit, apo dhe realizimi i projektit madhor te gazifikimit, sic edhe eshte vleresuar se fundmi ky, nga vete kreu i qeverise, Sali Berisha. Nder te tjera, Lazimi ka bere me dije edhe ndikimin pozitiv qe realizimi i projektit TAP, parashikohet te kete ne zonat shqiptare, ku do te shtrihet edhe tubacioni i transportimit te gazit, lidhur me zhvillimin ne perspektive te tyre. Kurse sa i perket ecurise se negociatave mes pales shqiptare dhe pales qe perfaqeson projektin e gazsjellesit "Trans-Adriatik", ai ka sqaruar se ato kane avancuar ne dy drejtime. I pari eshte ai qe ka te beje me arritjen e marreveshjes mes qeverise shqiptare dhe TAP-it per lejet e nevojshme mbi realizimin e projektit ne fjale. Ndersa drejtimi i dyte, eshte cilesuar ai i ecurise pozitive te negociatave ne rang nderqeveritar mes vendeve qe perfshihen ne kete projekt te rendesishem.

E nese gjithcka shkon sipas parashikimeve te bera deri tani, viti i ardhshem pritet qe te shenoje edhe u nisjen e ndertimit te projektit ne te gjithe trasene e tij, si tokesore ashtu edhe ajrore. Nga ana tjeter, para pak ditesh eshte bere me dije nga drejtuesit e projektit "Trans-Adriatik" se ka nisur edhe realizimi i nje studimi konkret prane bregdetit ne veri te Vlores, ne funksion te tij. Kurse drejtori i projektit TAP per Shqiperine, Albert Haak, ka pohuar se pala qe e ka hartuar ate, eshte ne prag te perfundimit te procesit me ALUIZNI-n dhe Zyren e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme, per identifikimin dhe me pas kompensimin e pronareve nga ku do te kaloje rruga e ketij gazsjellesi ne Shqiperi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›