Ushtria e SHBA: Kapiten Vogli ra prè i nje zjarri te pabese Eva Gjura
"Kapiten Feti Vogli ra prè i nje zjarri te befasishem te nje efektivi te policise afgane ne piken e kontrollit, ndersa ai iu pergjigj ketij zjarri me trimeri dhe kuraje". Keshtu shkruan ne letren e tij te ngushellimit per familjen e Feti Voglit, Komandanti i Skuadronit te Dyte te Ushtrise se SHBA-ve, nenkolonel David Jones, i cili operon ne kuader te misionit ISAF ne Afganistan, me te cilin Forcat Speciale Shqiptare kryejne misionin e tyre ne Kandahar. Nenkolonel David Jones ne letren e ngushellimit pervecse shpreh dhimbjen e tij dhe te komandes qe drejton per humbjen e kolegut te tyre, sqaron edhe rrethanat e renies ne krye te detyres te deshmorit te atdheut kapiten Feti Vogli. Ne mesazhin e tij nenkolonel Jones shprehet se, "deshiroj te shpreh ngushellimet e mia te sinqerta per humbjen e te dashurit tuaj. Fetiu po kryente nje mision humanitar jashtezakonisht te rendesishem ne diten qe ndodhi incidenti tragjik. Ai po eksploronte menyrat se si mund te ndertohej nje shkolle dhe nje qender shendetesore ne nje zone te quajtur Robat, ku komuniteti lokal ka nevoja jetike per arsimim me te mire dhe infrastrukture shendetesore me te mire".
Dhenia e detajeve nga dita e masakres, hedh poshte dhe pretendimet e CCN e cila duke cituar mediat afgane, raportoi se shkembimi i zjarrit erdhi pas nje zenke mes forcave te koalicionit me policine afgane. Ne letren e tij nenkoloneli David Jones sqaron se, "Fetiu po kryente nje mision se bashku me kontingjentin e tij te Forcave Speciale Shqiptare "Eagle 4", gjate operacionit, nje polic i pabese afgan, ne menyre krejt te befasishme hapi zjarr dhe plagosi Fetiun dhe dy ushtare te tjere te koalicionit". Sipas tij, "nje komandant afgan i Pikes se Kontrollit u perpoq te reagonte shpejt per te neutralizuar agresorin, por gjithsesi plaget e Fetiut rezultuan shume te renda". Nenkoloneli Amerikan ka vleresuar si heroik figuren e kapiten Fetiu edhe ne momentin e fundit te jetes se tij. "Ata qe ishin te pranishem ne kete ngjarje e pershkruan te gjithe reagimin dhe sjelljen e Fetiut pas ketij sulmi te befasishem, si heroik. Pa asnje dyshim, ai luftoi me nje kurajo absolute, me nder e dinjitet duke dhene dhe jeten e tij. Ai u qellua ndersa perpiqej qe ta bente jeten e te tjereve me te mire. Per kete arsye, ju siguroj qe Fetiu eshte per ne nje hero, qe do te nderohet e do te kete nderimet tona me te larta, ndersa vazhdojme misionin tone ne Afganistan" thuhet ne letren e nenkolonel Jones, drejtuar familjes se Feti Voglit dhe Forcave te Armatosura shqiptare. Per forcat amerikane, por edhe per koleget dhe bashkeluftetaret e tij, kapiten Feti Vogli ishte nje luftetar trim dhe i respektuar. Nenkolonel Jones shpreh bindjen dhe besimin e tij, se sakrifica e kapiten Feti Voglit do te jete gjithnje ne shpirtin e nje partneriteti te qendrueshem e te pashkaterrueshem, qe ekziston ndermjet ushtareve te skuadronit te SHBA dhe operatoreve special te Forcave Speciale Shqiptare.
Ngjarja
Kapiten Feti Vogli mbeti i vrare ne Afganistan nga nje sulm i papritur i nje polici lokal afgan. Nga ky sulm u plagosen dhe dy ushtare te tjere nentetari shqiptare Aleksander Peci si edhe nje komando i SHBA. Pas ndihmes se specializuar dy komandot jane jashte rrezikut per jeten.
Misioni
Kapiten Fetiu po kryente nje mision humanitar jashtezakonisht te rendesishem ne diten qe ndodhi incidenti tragjik. Ai po eksploronte menyrat se si mund te ndertohej nje shkolle dhe nje qender shendetesore, ku komuniteti lokal ka nevoja jetike per arsimim me te mire dhe infrastrukture shendetesore me te mire
Nentetari
Nentetar Aleksander Peci, i cili mbeti i plagosur nga sulmi ne Afganistan eshte derguar per ne Gjermani per ti dhene ndihmen me te specializuar pas nderhyrjeve te para qe ai mori ne nje spital ne Kabul. Tashme nga drejtues te FA eshte bere e ditur se ai e ka kaluar rrezikun e jetes.
Shteti shqiptare nderoi kapiten Feti Voglin
Humbja e Kapiten Feti Vogli ka shokuar mbare opinionin shqiptare. Me dhimbjen e familjes se tij jane bashkuar edhe qytetare, politika dhe ambasadore e akredituar ne vendin tone. Te gjithe ne union kane nderuar figuren e tij, kane derdhur lot dhimbje dhe kane mbeshtetur familjen ne momentin e tyre me te rende. E gjithe politike ka heshtur per nder te Feti Voglit, komandantin i cili u vra gjate nje sulmi nga nje polic lokal ne Afganistan. Nepermjet nje ceremonie zyrtare te organizuar nga shteti, per te respektuar figuren e tij politika, miqte koleget dhe familja kane ndalur para trupit te tij per te nderuar figuren e kapiten Feti Voglit dhe per te treguar solidaritetin e tyre ne misionin fisnik qe forcat komando shqiptare ushtrojne detyren e tyre ne cdo vend, qe ka nevoje per paqe dhe stabilitet.