E Shtunë, 31 Tetor 2026

“TAP është zgjedhja më e mirë për të transportuar gazin Kaspik në Evropë”

18-05-2013 / Gazeta 55

Komisioni Evropian miraton marrëveshjen për gazsjellësin TAP

Pas miratimit nga autoritet rregullatore përkatëse në Shqipëri, Greqi dhe në Itali, Komisioni Evropian ka miratuar zyrtarisht aplikimin e gazsjellësit TAP, për përjashtim nga rregullat për hyrjen e palëve të treta dhe kushteve të tjera të paketës së tretë. Përjashtimi është akorduar së bashku me kushtet detyruese shtesë. Këto kushte lejojnë ushtrimin e të drejtës së hyrjes pa diskriminim të palëve të treta për të paktën 50% të kapacitetit maksimal prej 20 BCM2/vit, me tarifa që reflektojnë kostot dhe sigurojnë pavarësinë e TAP AG si operator i sistemit të transmetimit. Vendimi nënkupton se TAP mund të ofrojë eksportin e gazit nga Azerbajxhani për në Evropë për një periudhë 25- vjeçare. “Ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian për trajtimin e shpejtë të kësaj çështje”- tha Menaxheri i Përgjithshëm, Kjetil Tungland. Sipas tij, nënshkrimi i këtij vendimi do të thotë se tashmë kemi çdo marrëveshje të mbyllur përpara vendimit të konsorcimuit Shah Deniz muajin e ardhshëm. Ai tha se Gazsjellësi Trans Adriatik është zgjedhja më e mirë për të transportuar gazin Kaspik në Evropë. Ndërkaq një tjetër drejtues i projektit TAP tha se, me njoftimin e sotëm ne jemi në “pole position” për të fituar të drejtën për të transportuar gazin kaspik për në Evropë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›