E Diel, 1 Nëntor 2026

“Ja arsyet përse PD do të fitojë në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë”

18-05-2013 / Gazeta 55

Arben Imami prezanton ekipin e PD për qarkun e Elbasanit

Kryesuesi i listës së PD për qarku e Elbasanit Arben Imami ka deklaruar për mediat se rruga e re Elbasan- Tiranë është projekti më madh i vendit në këtë mandat 4 vjeçar të qeverisë Berisha. “Projekti madhor i mazhorancës për të gjithë Shqipërinë, është projekti i rrugës Tiranë-Elbasan. Është një vepër e madhe,  një vepër që kushton, por që zgjidh në mënyrë përfundimtare problemin jo vetëm të Elbasanit, por të të gjithë juglindjes, çështjen e transportit. Është një rrugë e shkëlqyer me të gjithë parametrat. Është rruga Qukës-Qafë Plloçë. Janë me dhjetëra rrugë. Janë 1000 km rrugë të investuar në Librazhd, Gramsh, Peqin dhe Elbasan”, deklaroi ai. Por Imami ka pranuar edhe problematikën dhe punën që duhet bërë në katër vitet që vijnë. “Kudo ka projekte dhe investime dhe ndër to ministri ka veçuar ndërhyrjet e mëdha në Gramsh, rruga e Kodovjatit dhe Poroçanit, ndërsa këtë verë nisin punimet për rrugën Banjë-Gramsh dhe që do të vijojmë edhe me rrugët e tjera. Në Librazhd ka investime në Hotolisht, Qukës, Rrajcë, në Steblevë, do të fillojë degëzimi i rrugës për Steblevë, për në Orenjë dhe Lunik. Do të fillojë rruga nga Polisi për Vilan. Projektet e mëdha infrastrukturore në Shqipëri do të mbyllen mandatin e ardhshëm. Ministri shpjegoi se logjika e PD-së ka qenë e është se duke ndërtuar rrugët ndërtohet shpresa për një të ardhme më të mirë, për një vëmendje më të madhe. Shërbimi për shkollën, për shëndetësinë dhe gjithçka tjetër që banorët e zonave rurale ta kenë në mënyrë të njëjtë, siç e ka çdo qytetar i këtij vendi”, theksoi ai.
Më pas Imami u ndal një për një tek ekipi i deputetëve të Elbasanit, që sipas tij, është në avantazh të thellë ndaj kandidatëve të PS-së në mjaft drejtime. “Ardian Turkun akademik, një burrë shumë serioz, që ka bërë punë  mjaft të mirë në këtë qytet, si kryetar bashkie, si kryetar i qarkut, si ministër, si deputet, si nënkryetar i Parlamentit. Pastaj Imami ka veçuar Luçiano Boçin, i cili është kryetari i Partisë, një intelektual i ri dhe me prespektivë, akademik që ka provuar qoftë me qëndrimet në parlament, qoftë me punën e tij në organizimin e Partisë Demokratike, se është një kapacitet dhe një vlerë për këtë parti, në qytet dhe në qarkun e Elbasanit.
Aurel Bylykbashin ai e ka cilësuar si djalë inteligjent, me një sens të mprehtë të politikës, i cili i ka mbijetuar një periudhë shumë të vështirë të opozitës, dhe ka mundur ta organizojë Partinë Demokratike duke qenë në krye të saj gjatë atyre viteve, deri në fitoren 2005-sës, 2009-ës dhe tani tek fitorja e 2013-ës. Sa i përket Eduart Selamit ai tha se prezantimi u prit në mënyrë të shkëlqyer në Librazhd, madje edhe nga mbështetës të PS-së. “ Kjo, veçoi Imami, dëshmon se njerëzit reflektojnë dhe nuk mbajnë ide fikse”.
E gjithë PD e Librazhdit është në harmoni dhe duke qenë se Eduart Selami është rritur në atë qytet e njeh mjaft mirë atë. Më pas ai ka theksuar se është mjaft e rëndësishme që Librazhdi do të ketë një personalitet të këtij niveli, një personalitet shumë të lartë të politikës shqiptare, si përfaqësues të tij. Në zonën e Cerrikut, Gostimës, Klosit dhe Mollasit, Imami u shpreh se Arbiola Halimi një vajzë e shkëlqyer, intelektuale e re u prit mjaft mirë dhe se njerëz të këtyre zonave ndjeheshin krenarë që përfaqësoheshin me një vlerë të tillë. Me punën, inteligjencën e saj, këmbënguljen e saj ka arritur të jetë një pedagoge e mirë dhe nesër do të jetë një përfaqësuese e qytetit dhe e gjithë kësaj zone. Sa i përket kandidates së Gramshit Irena Progni, koordinatori i PD-së theksoi se ajo është një vajzë që ka suksese në jetën e saj personale. Ka eksperienca me USAID, është menaxhere prej vitesh e një kompanie shumë të madhe që merret me softuere. “Është një vajzë e zonja, me të vërtetë një kandidate surprizë. Është pritur jashtëzakonisht shumë mirë, jashtëzakonisht ngrohtë. Megjithëse deputeti që kemi pasur aty, Syhbi Hida, ka qenë një burrë i shkëlqyer, burrë i kulturuar dhe shumë pozitiv”, është shprehur ministri. Pastaj ai ka evidentuar edhe kontributin e Rrahim Çotës në Librazhd e është ndalur në rastin Dashnor Sula në Peqin. Këtë emër, tha Imami,  nuk e diskutoj asnjëherë. Sepse sipas tij ai është deputeti që i zgjidh të gjitha problematikat vetë. Ka merita të jashtëzakonshme ndaj për këtë nënprefekturë Imami thotë se ndjehet mjaft i sigurt. Por megjithatë ai ka nënvizuar se siguria nuk do të thotë të mos punosh. Sepse njerëzit kanë nevojë për përkushtim, për vëmendje dhe kjo do të jetë 100 % nga kandidatët e PD-së. Sa i përket përgjegjësisë së tij në këto zgjedhje ministri është shprehur se ajo është mjaft e madhe për shkak se qarku Elbasanit ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në konfigurimin e Parlamentit të ardhshëm. Së pari, sepse qarku Elbasan nxjerr një numër të madh deputetësh, së dyti, se është një qark që ka një peshë të rëndësishme dhe të madhe në jetën politike dhe ekonomike të vendit. Pra, sipas ministrit PD në Elbasan nuk mendon vetëm për të votuar por edhe për të punuar. Krahas fushatës po punohet edhe për projektet për katër vitet që vijnë.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›