E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëzhgimi/Sajmir Tahiri, me paratë e kontrabandës së ilaçeve po ofron euro të fëlliqura për blerjen e votave

18-05-2013 / Gazeta 55

Deputeti  socialist Sajmir Tahiri është paditur publikisht në media se ka kontaktuar telefonikisht me militantë të partive aleate të majta për t’i ofruar para kundrejt votës. “Partia Socialiste vijon shantazhin brenda opozitës duke tentuar të krijojë diversion në strukturat e AKZ. Kryetari i PS për Tiranën Sajmir Tahiri së bashku me deputetin Besnik Bare dhe me deputetë të tjerë të kësaj force politike kanë marrë përgjigjen e merituar nga çdo anëtar apo drejtues i çdo strukture të Aleancës Kuq e Zi, teksa i kanë ofruar 200 euro për largimin e tyre”, nis denoncimi i faqezinjve. Kjo logjikë kanibale të votave në të majtë nga partia mëmë PS tek partitë e orbitës majtiste. Sido që të jetë e vërteta, një gjë është e sigurt: Sajmir Tahiri po bëhet protagonist i kronikave me temë shkeljen e ligjit. Nuk është vetëm përfshirja e prindërve të tij në aferat e ilaçeve dhe farmacive me ilaçe të faturë financiare, por edhe oferta për të blerë votën e qytetarëve. Ajo që nuk dimë mirë është nëse paratë e aferave të ilaçeve shkojnë për të blerët votën e qytetarëve dhe për këtë duhet një hetim me specifik i organeve kompetente.  

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›