E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kriza politike, Rama: Zgjidhje përmes dialogut

Një ditë pas bërjes publike të projekt rezolutës së Këshillit të Europës për krizën politike në vend, lideri socialist Edi Rama thekson edhe një herë se opozita do të heqë dorë nga bojkoti i parlamentit vetëm pas hapjes së kutive.  Kreu i selisë rozë kërkon gjithashtu ngritjen e një komisioni parlamentar hetimor për zgjedhjet ku shumicën ta ketë opozita, çka sipas tij do t’i hapte rrugë dialogut mes forcave politike.

“Dialog po, menjëherë. Qëndrim në vend jo, asnjë moment. Zgjidhje përmes
dialogut po, menjëherë. Zvarritje me justifikimin se po e kërkohet një
zgjidhje jo sot jo nesër, asnjë moment. Unë e ftoj Sali Berishën ta
lexojë drejtë këtë sinjal të fortë shqetësimi, por edhe sugjerimet
konkrete që vijnë përmes këtij sinjali,që vijnë nga Këshilli i Europës
dhe t’i japë fund bojkotit të opozitës, duke i dhënë popullit opozitar
të drejtën të shohë gjithshka ka ndodhur në zgjedhjet e shkuara dhe
gjithshka gjendet në kutitë e mbyllura të 28 qershorit, mu aty në
parlamentin e Shqipërisë përmes atij mekanizmi kushtetues që e garanton
këtë; komisionit hetimor parlamentar, pa asnjë kushtëzim që kufizon liri
e të drejta kushtetuese që janë për ne të pa negociueshme” tha Rama.

Kreu socialist tha gjithashtu se forca politike e drejtuar prej tij do
te vazhdojë protestat deri në plotesimin e kërkesave të parashtruara. “Ne nuk kemi dy
rrugë, po vetëm një: Rrugën e të drejtës së këtij populli për të
zgjedhur lirisht me votë dhe për të parë në dritën e diellit si është
administruar vota e tij. Dëshira jonë është që kjo e drejtë të mos
diskutohet, por të garantohet në parlament, nga parlamenti, përmes
hetimit parlamentar. Mirëpo përballë një pushteti që këtë të drejtë
demokratike na e mohon dhe një parlamenti që këtë garanci kushtetuese na
e refuzon, ne kemi detyrimin të ndjekim rrugën e protestës deri kur të
fitojmë të drejtën, ashtu si në çdo vend ku opozitës i mbetet liria pasi
ka rënë demokracia” tha Rama.

Këshilli i Europës, ka publikuar në faqen zyrtare të internetit
projekt-rezoluten e hartuar nga dy te derguarit e Starburgut ne Tirane
Jako Lakso dhe Devid Uilshair, përmes së cilës i behet thirje qeverise
dhe opozites shqiptare qe te nisin sa me pare dialogun per te zgjidhur
krizen politike dhe bashkepunimin per reformave te rendesishme te
vendit. Ne dokument i kërkohet qeverisë të ngrejë një komision hetimor
për zbardhjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, ndërsa opozitës i bëhet
thirrje urgjente të kthehet në Parlament.

< I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›