E Shtunë, 31 Tetor 2026

TEC i Vlores, behet gati per shfrytezim

Brenda disa javesh pritet te vihet ne shfrytezim TEC-i i Vlores, drejtori i Pergjithshem i Korporates Elektroenergjetike Shqiptare (KESH), Gjergji Bojaxhi, theksoi dje gjate nje inspektimi qe zhvilloi ne kantierin e ndertimit te ketij objekti, se aktualisht punimet po shkojne drejt perfundimit dhe brenda disa javesh, TEC-i do te vihet ne funksion. "Deri tani ka perfunduar 93 per qind e volumit te pergjithshem te punimeve dhe ka nisur komisionimi i sistemeve dytesore te objektit", nenvizoi kreu i KESH. Sipas tij, shume shpejt do te nise komisionimi i sistemeve kryesore, ku vecohet ai i turbines, qe eshte elementi me i rendesishem ne kete objekt. Tashme ne procesin e komisionit kane kaluar nje pjese e madhe e pajisjeve dhe sistemeve perberes te TEC-it. Ka perfunduar testimi i transformatorit te emergjences, i sistemit te lubrifikimit te turbines dhe gjeneratorit, ka perfunduar montimi i turbines se avullit dhe gazit, jane ne perfundim aksesoret ndihmes te kaldajes dhe jane ne proces testimi, provat hidraulike te saj.

Po ashtu, jane ne perfundim punimet per ndertimin e sistemit te marrjes se ujit dhe rikthimit te tij ne det, impianti i deminarilizimit te ujit dhe brenda pak ditesh do te testohet nenstacioni, nje nga objektet me te rendesishme te TEC-it, qe do te percjelle energjine elektrike te prodhuar ketu ne sistemin kombetar. Efektiviteti i prodhimit te TEC-it te ri, qe po ndertohet ne qytetin e Vlores, eshte me i larte krahasuar me ate qe u llogarit ne fazen e hartimit te projektit. Teknologjia e perdorur per ndertimin dhe venien ne funksion te kesaj vepre moderne te prodhimit te energjise, perfaqeson arritjet me te fundit ne kete fushe ne vendet me te zhvilluara.

O.H.

Funksioni

TEC-i i ri i Vlores, me nje fuqi prej 97.167 MGW, do te jete me cikel te kombinuar, me nje aks, gaz dhe avull. Turbina e gazit do te funksionoje me lende djegese distilat nafte(D1), me me pak se 0.1 per qind squfur, por do te punoje edhe me gaz natyror. Ne TEC do te punojne mbi 400 specialiste vendas dhe te huaj, kryesisht italiane, si dhe 150 punonjes shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›