E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama te Muzeu i Shkencave: Vendimi i gjykatës, absurd

Pas vendimit të Gjykatës së Lartë për kthimin tek pronarët të tokës mbi të cilën është ndërtuar Muzeu i Shkencave të Natyrës ka reaguar PS. Kryesocialisti Rama ka qene para godinës së muzeut dhe i ka bërë apel presidentit Topi të ndërhyjë. 

TIRANE- Një përfaqësi e Partisë Socialiste e kryesuar nga lideri Edi Rama, i ka bërë sot apel Presidentit të vendit Bamir Topi, që të marrë në shqurtim vendimin e Gjykatës së Lartë, vendim i cili kthen tek pronari tokën mbi të cilin është ndërtuat Muzeu i Shkencave të Natyrës. Kreu i Partisë Socialiste sëbashku me përfaqësues të tjerë nga selia rozë, kanë qenë sot para Muzeut të Shkencave, ku Rama kërkoi nga institucionet përgjegjëse rishqyrtim me imtësi të fakteve të cilat sipas tij çuan në marrjen e këtij vendimi absurd.

“Është e domosdoshme marrja e menjëhershme e iniciativës nga Presidenti i Republikës për ta mbrojtur këtë pasuri dhe nga ana tjetër shqyrtimi me imtësi i të gjitha fakteve që kanë çuar në këtë vendim absurd. Pasi pa pasur asgjë kundër pronarëve ne nuk mund të jemi qorr dhe shurdh karshi kësaj pasurie dhe karshi kërkesës së brezit që do vi, pasi jua kemi borxh atdheun dhe të gjitha pasuritë e tij”- u shpreh kryesocialisti Rama.

Pas Luftës së Dytë Botërore godina mbeti në pronësi të shtetit dhe në vitin 1949 u kthye në një Muzë të Shkencave të Natyrës. Në 40 vite atje janë depozituar të gjitha raritetet e florës dhe faunës shqiptare, të dhëna si dhe specie të cilat janë zhdukur dhe nuk ekzistojnë më. Muzeu është unikal në Shqipëri dhe ndër 3 apo 4 muzetë e këtij lloji për të gjithë rajonin. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›