Fazat e ndërtimit të qeverisë
01/07/2009 Sot përcaktohet emri i kryeministrit që do të drejtojë vendin për 4 vjetët e ardhshëm
Koalicioni dhe partia që do të ketë të drejtën të nisë bisedimet
Koalicioni që do të marrë më shumë vota në zgjedhjet parlamentare të 28 qershor do të ketë të drejtën të krijojë qeverinë e ardhshme të shqiptarëve, që do t’i udhëheqë për 4 vjetët e ardhshëme. Në garë aktualisht janë katër koalicione zgjedhore, ndërkohë që mundësinë për qeverisjen e ardhshme e kanë dy koalicionet që kryesohen nga partitë me përfaqësim më të madh në Kuvend: Partia Demokratike dhe Partia Socialiste. Krijimi i qeverisë së re do të bëhet menjëherë pas konstituimit të parlamentit të ri. Referuar afateve të Kushtetutës në 10-ditëshin e parë të muajit shtator vendi ynë do të ketë edhe kabinetin e ri qeveritar me në krye kryeministrin.
Qeveria
Presidenti i Republikës në fillim të legjislaturës, sipas përcaktimit të Kushtetutës, në nenin 96 të saj, emëron kryeministrin me propozim të partisë ose koalicionit të partive që ka shumicën e vendeve në Kuvend. Është pikërisht kryeministri i ri që nis negociatat me partitë e koalicionet dhe, pasi konsultohet edhe me mendimin e strukturave të larta të partisë, zgjedh anëtarët e rinj të kabinetit qeveritar që do t’i japë atij një mazhorancë të sigurt. Sigurisht që për aleatët e koalicionit që do marrin më shumë mandate, kryeministri i ardhshëm do të mendojë të paraqesë ofertat më të larta, të cilat fillojnë me nga një post ministror, por edhe poste të tjera drejtuese. Sigurisht që posti i numrit dy të qeverisë mund të mbetet brenda partisë që ka shumicën brenda koalicionit. Kryetari i ri i qeverisë i emëruar sipas Kushtetutës i paraqet për miratim Kuvendit brenda 10 ditëve programin politik të Këshillit të Ministrave së bashku me përbërjen e tij. Sipas një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, përbërja e qeverisë votohet e plotë dhe jo e ndarë. Pra, si ministrat ashtu dhe kryeministri do të votohen në të njëjtën seancë, ku secili duhet të marrë shumicën e votave nga Kuvendi që të miratohen. Konkretisht afatet e propozimit, emërimit dhe votimit të ministrave përcaktohet në nenin 98 të Kushtetutës, sipas së cilës “ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozim të kryeministrit brenda 7 ditëve. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi”. Para fillimit të detyrës kryeministri, zëvendëskryeministri dhe ministrat do të betohen para Presidentit të Republikës.
Refuzimi
Nëse kryeministri i sapoemëruar nga Presidenti i Republikës dhe qeveria e formuar prej tij nuk arrin të sigurojë shumicën absolute të votave të të gjithë deputetëve në Kuvend, në këtë rast Kushtetuta ngarkon Presidentin e Republikës të emërojë një kryeministër tjetër. Këtë ai mund ta bëjë me ndonjë propozim, por edhe pa ndonjë propozim nga palët, duke u bërë në këtë mënyrë çelësi i zgjidhjes së krizës. Sigurisht, para se të zgjedhë një emër që do të fitojë besimin e parlamentarëve të rinj, ai mund të konsultohet me partitë politike. “Në qoftë se kryeministri i emëruar nuk miratohet nga Kuvendi, Presidenti emëron një kryeministër të ri brenda 10 ditëve”, - thotë pika 2 e nenit 96. Nëse edhe kryeministri i emëruar rishtas nuk miratohet nga Kuvendi, brenda 10 ditëve Kuvendi zgjedh një kryeministër tjetër. Në këtë rast Presidenti emëron kryeministrin e ri. Kur Kuvendi nuk arrin të zgjedhë kyeministrin e ri, Presidenti i Republikës shpërndan Kuvendin.
Koalicionet konkurruese
Koalicioni “Aleanca Demokratike”
BLD
LDK
PAA
AMIE
ADS
PBK
PBKD
PDRESH
PD
PDM e Re
PFA
PLL
POSH
PDI
PR
Koalicioni “Bashkimi për Ndryshim”
PBDNJ
PDS
“G-99”
PSD
PS
Koalicioni “Aleanca Socialiste për Integrim”
LDLNJ
LSI
PGJ
PMDE
PSV ’91
PTR