E Shtunë, 31 Tetor 2026

Turqia mbështet projektet e zhvillimit të Tiranës

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, zhvilloi një vizitë zyrtare në kryeqytetin e Turqisë, Ankara dhe në Stamboll, me ftesë të kryebashkiakëve të këtyre qyteteve.

Zoti Basha u takua me drejtues të qeverisjes vendore dhe qendrore në dy kryeqendrat më të rëndësishme të Turqisë. Në takimin me kryetarin e Bashkisë së Ankarasë, Melih Gëkcek, u diskutua për rritjen e bashkëpunimit mes dy bashkive në fushën e projekteve sociale, trajnimit profesional të të rinjve, ngritjen e parqeve industriale dhe në fushën e shtimit të hapësirave publike dhe ato të gjelbra. Ndonëse ekziston një marrëveshje binjakëzimi mes dy qyteteve, niveli i shkëmbimit ka mbetur vetëm në letër.

Kryetari i Bashkisë së Ankarasë, i cili e mban këtë post prej 18 vitesh, tha se do të mbështesë iniciativat e zotit Basha për gjelbërimin, ngritjen e parqeve industriale etj.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›