E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dëmtohet parku i Liqenit, Bashkia kallëzim për shkollën “Wilson”

Bashkia e Tiranës depozitoi dje një kallëzim penal ndaj institucionit arsimor “Wilson”, për dëmin që i ka shkaktuar parkut të Liqenit Artificial. Bashkia e Tiranës është e indinjuar nga ky akt dhe është e vendosur të çojë para drejtësisë aktorët e përfshirë në këtë vepër. Policia Bashkiake konstatoi pemët e prera dhe prova të tjera materiale në zonën ku është kryer dëmi ndaj pasurisë së qytetarëve të Tiranës. Kallëzimi penal ndaj shkollës “Wilson” bëhet i ditur nga nënkryetari i bashkisë, Edmond Panariti, i cili ka qenë dje në territorin ku është evidentuar dëmtimi i Parkut të Liqenit. Sipas tij, së shpejti, Këshilli Bashkiak i Tiranës do të miratojë propozimin e bashkisë që zonës së Liqenit t’i jepet statusi i Parkut Natyror Rajonal, çka do të sigurojë një mbrojtje më të fortë ligjore.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›