TEL AVIV – Ben-Gvir: Vendet evropiane që njohin Palestinën do të kenë pasoja

TEL AVIV, 2 shtator /ATSH-ANSA/ – Ministri izraelit i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, dënoi vendimin e Belgjikës për të njohur një shtet palestinez në Kombet e Bashkuara.
“Vendet evropiane që i nënshtrohen naivitetit dhe manipulimeve të Hamasit do të përfundojnë duke përjetuar terrorin personalisht’’, deklaroi ministri Ben-Gvir.
‘’Këtu në Izrael, kishte nga ata që dikur besonin në iluzione të tilla, dhe rezultati ishte përdhunim, vrasje dhe masakra. Në vend që të shpërblejë terrorin, bota e lirë duhet të bashkohet kundër tij”, theksoi ai. /os/