E Diel, 1 Nëntor 2026

TEL AVIV – Izraeli: Sanksionet e BE-së të nxitura nga agjendat politike janë të papranueshme

TEL AVIV, 11 maj /ATSH-ANSA/ –  Izraeli e kundërshton me vendosmëri vendimin për të vendosur sanksione ndaj qytetarëve dhe organizatave izraelite. BE e bëri këtë zgjedhje në mënyrë arbitrare bazuar në pikëpamjet e saj politike dhe pa asnjë bazë, deklaroi ministri i Jashtëm izraelit Gideon Sa’ar në X.

Sa’ar iu përgjigj marrëveshjes së arritur në Këshillin e Punëve të Jashtme të BE-së mbi sanksionet kundër kolonëve të dhunshëm izraelitë.

“Krahasimi që BE zgjodhi të bënte midis qytetarëve izraelitë dhe terroristëve të Hamasit është gjithashtu i papranueshëm, një ekuivalencë morale plotësisht e shtrembëruar. Izraeli gjithmonë ka mbrojtur të drejtën e hebrenjve për t’u vendosur në zemër të atdheut tonë”, shtoi ai.   /os/

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›