TEL AVIV – Izraeli i quan planet e BE-së për sanksione, joproporcionale

TEL AVIV, 16 shtator /ATSH-DPA/- Qeveria izraelite ka hedhur poshtë planet e Komisionit të BE-së për sanksione kundër Izraelit.
Në një letër drejtuar presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ministri i Jashtëm Izraelit Gideon Saar tha sot se pezullimi i disa avantazheve tregtare për shkak të veprimeve të Izraelit në Rripin e Gazës ishte joproporcional dhe i paprecedentë.
Komisioni i BE-së planifikon të paraqesë nesër propozime konkrete për sanksione.
Megjithatë, BE-ja mbetet e pavendosur se si të veprojë me Izraelin dhe është e dyshimtë nëse do të ketë një shumicë në favor.
Një zëdhënëse e BE-së tha se një nga masat që po shqyrtohen është pezullimi i mundshëm i disa marrëveshjeve tregtare që janë pjesë e një marrëveshjeje asociimi midis BE-së dhe Izraelit.
Saar tha se një propozim i tillë nuk ishte zbatuar kurrë në rastin e vendeve të tjera.
Ai akuzoi Komisionin e BE-së se mbështetej në informacione nga Hamasi dhe kështu po vepronte sipas asaj që donte organizata terroriste.
Saar argumentoi se Izraeli ishte detyruar të hynte në luftën e Gazës pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023.
Ai tha se Izraeli nuk do të frikësohej nga kërcënimet për sa kohë që siguria e vendit ishte në rrezik. //a.i/