Panairi i librit 5 dite ne Tirane pritet Ornela Vorpsi
Per te 13-in vit me radhe vjen ne kryeqytet ngjarja me e madhe e librit. Panairi i Librit Tirana 2010 do te zhvillohet nga data 11-15 nentor ne ambientet e Pallatit te Kongreseve nen organizimin e Shoqates se Botuesve Shqiptare me mbeshtetjen e Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve. Edhe kete vit do te vazhdoje tradita e dhenies se cmimeve kombetare per shtepine botuese me te mire shkrimtarin perkthyesin apo edhe performancen me interesante. Pervec shtepive botuese nga Shqiperia nuk do te mungoje edhe prania e shtepive botuese nga Kosova Maqedonia Mali i Zi dhe diaspora. Edhe per kete edicion shtepite botuese kane rezervuar prezantimin e nje numri te madh titujsh te rinj te autoreve te njohur e te panjohur shqiptare e boterore. Por nuk do te mungoje edhe gama e gjere e botimeve te ketij viti apo edhe e atyre te shkuara. Gjate 5 diteve te panairit parashikohen te zhvillohet nje numer i madh prezantimesh librash te rinj dhe takime me shkrimtaret te cilet do te jene te pranishem neper stendat e shtepive botuese perkatese per te firmosur veprat e tyre. Sic edhe eshte
kthyer ne tradite pritet edhe prania e ndonje shkrimtari te ftuar qofte ky shqiptar me nje karriere te suksesshme jashte vendit apo i huaj i njohur tanime per lexuesin shqiptar. Ende nuk eshte konfirmuar megjithate pritet te jete i pranishem ne kete panair nje nga organizatoret e panaireve me te medha ne Europe si dhe shkrimtarja Ornela Vorpsi e cila tanime eshte nje nga penat me te njohura ne vendin fqinj Italine por edhe ne France.