E Diel, 1 Nëntor 2026

Bllokohen 100 kg droge Lazarati

/ /

Burimet zyrtare policore kane bere te ditur per gazeten Panorama se ngjarja ka ndodhur ne oret e vona te se shtunes ne aksin nacional Jorgucat-Sarande. Kane qene specialistet e Njesise Rajonale te Qarkullimit Rrugor ata te cilet identifikuan mjetin teksa qarkullonte ne aksin nacional Gjirokaster-Kakavije. Te shtyre nga mungesa e targes se mjetit dhe shpejtesise tej normave te lejuara policet rrugore i kane dhene shenje te ndaloje por menjehere drejtuesi i automjetit tip HYUNDAI ne kete moment ka rritur shpejtesine. Menjehere eshte ngritur nje tjeter postbllok ne kthesen e fshatit Jorgucat por dhe ky nuk mundi te ndalte mjetin madje eshte rrezikuar jeta e policeve. Forca te shumta policie u vune ne ndjekje te automjetit i cili vazhdoi levizjen ne drejtim te Sarandes. Pasi ka bere jo me teper se 2 km dhe i gjendur perballe faktit te bllokimit shoferi braktisi makinen se bashku me 100 kg marijuane dhe u largua me vrap duke perfituar nga erresira e nates ne drejtimin jugperendimor te zones ne fjale. Policia ka identifikuar drejtuesin e mjetit ne baze te informacioneve te grumbulluara ne rruge operative dhe provave ne vendngjarje. Ai njihet si nje prej personave qe merret me trafikimin e lendeve narkotike nga Lazarati ne drejtim te destinacioneve te ndryshme. Nga konstatimi fillestar ne automjet rezultoi se ne bord ndodheshin kater canta te medha shpine brenda te cilave kishte lende narkotike te llojit marijuane. Ne secilen cante kishte nga rreth 25 pako me peshe 1 kg secila ne forme cilindrike te mbeshtjella me leter ngjitese ngjyre kafe ku gjithsej shkonte ne 100 kg. Burimet nga Sektori Kunder Narkotikeve ne Drejtorine e Policise se Qarkut Gjirokaster kane bere te ditur per gazeten Panorama se lenda narkotike ka dale nga fshati Lazarat dhe destinacioni i saj ishte Greqia permes Sarandes si vend tranzit. Policia eshte vene ne ndjekje te poseduesit te droges 100 kg ku pas krehjes se zones se dyshuar duke vene ne perdorim edhe qenin gjurmues te antidroges nuk kane rene ne gjurmet e tij. Ne cilesine e proves materiale policia ka sekuestruar marijuanen dhe mjetin transportues te saj. Materialet i ka marre ne ngarkim organi rajonal i akuzes per veprime te metejshme per vepren penale te prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike.

GJIROKASTR/ PIRO NASE

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›