Armet e komunizmit nga MIG-et te snajperi Druganov
Ne stende edhe automatiku i nipit te Geringut
Ne kohen e njeriut te ri kishte 750 mije bunkere betoni kostoja e te cileve ishte sa nje apartament 4 arme per nje person madje municione qe smund te mbaronin kurre. Krenaria komuniste me forcat ushtarake i bente balle cdo agresioni te huaj. Te pakten keshtu thuhej atehere. Por ne menyre paradoksale ajo trashegimi ka ruajtur disa vlera. Deshira e madhe per arme e ben Shqiperine nje vend muze armesh pa droje. Ne vendin tone mund te gjesh cdo tip arme te lehte kembesorie detare apo ajrore te viteve te kaluara. Ne fakt nepermjet armeve mund te detajosh historine komuniste shqiptare. Nga armet sovjetike tek ato kineze madje edhe arme te prodhuara vete si per te simbolizuar se
kur u prishem edhe me Kinen i dolem vete balle botes revizioniste e kapitaliste.
Per tri dite me radhe ne ambientet e Muzeut Historik Kombetar mese 150 kompani te huaja te njohura ne fushen e sigurise te prodhimit te armeve dhe sistemeve nga me te sofistikuarat te vezhgimit e sigurise ekspozuan produktet e tyre mbreselenese. Perfituar nga ky rast Ministria e Mbrojtjes ekspozoi nje arsenal te gjere armesh te perdorura nga ushtria shqiptare nder vite duke filluar nga pavaresia e vendit. Reliket e komunizmit lane me goje hapur prodhuesit e huaj shumica te pasionuar pas armeve dhe koleksionimit te tyre. Nuk eshte cudi qe ne koleksionin e armeve shqiptare mund te gjesh arme te rralla qe sot jane te kerkuara si vepra arti nga koleksionistet me te pasionuar.
E sa per ta nisur ne fillim te muzeut te shfaqen disa topa te medhenj italiane te kapur nga partizanet gjate Luftes se Dyte Boterore. Me pas perpara te del nje avion me helike top sovjetik i quajtur Jag.
Armet e rralla
Nje MIG 19 avion reaktiv kinez dikur krenari e forcave tona qendronte i ndryshkur para te pranishmeve. Si per te theksuar epoken e tij te marre fund nje grup femijesh i hipnin siper dhe luanin mbi krahet e tij. Ne oborr edhe nje silur mese 2 mije kilogram i gjate 8.9 metra i perdorur nga nendeteset shqiptare apo edhe mina ujore mese 1065 kilogram. Me tej vijne tanket kineze tip T-59 te pajisur me 5 marshe e me zinxhire. Qindra prej tyre u shiten vite me pare si skrap nga qeveria shqiptare. Mes listes se armeve nuk mungonin as topa te madhesive te ndryshme mitraloza kembesorie ku nuk mungonte as i famshmi 12.7 mm prodhim shqiptar. Mes tyre edhe nje top OBUZ 152 mm. Mortaja 82 mm 107 mm 160 mm minahedhes apo pushke antitank. Automatike M-54 pushke M-56 automatik 9 mm P-84 apo edhe automatik i vecante i perdorur vetem nga parashutistet. Mes te pranishmeve kishte qindra shqiptare por edhe te huaj. Shqiptaret qendronin ne pavijonet e armeve te fundit ndersa te huajit nuk largoheshin nga armet e vjetra me nje histori te gjate ne lufte si kallashnikovi apo arme te tjera lindore.
Snajperi Druganov
Nje shtetas amerikan qendronte minuta te tera para nje arme snajper dhe kur u largua nga pavijoni serish vemendjen nuk e shkepuste nga arma. Oficerja qe qendronte aty tregon se ai pyeste shume per kete arme si per shembull nese e ka perdorur ushtria shqiptare. Kur ajo i ishte pergjigjur qe jo ai ia kishte kthyer se jeni te cmendur. E ne fakt amerikani plak kishte sherbyer ne Vietnam dhe mesonte se trupat vietkonge kishin me vete nje snajper sovjetik i cili po masakronte kembesorine amerikane. Ky snajper me infra te kuqe qe nuk gjurmohej dot nga snajper te tjere edhe pse me teknologji infra kishte qene nje sukses ne luften e Vietnamit per trupat komuniste. Kjo arme e prodhuar nga Bashkimi Sovjetik kishte bere diferencen ne fushebeteje. Ai ishte snajperi Druganov i famshem si kallashnikovi ne gjithe boten ose AK-47. Veterani i Vietnamit nuk kishte arritur te shihte ndonjehere nje snajper te tille dhe kete mundesi e gjeti ne Shqiperi. Nje pavijon tjeter ishte edhe ai i pistoletave. Mes tyre kishte relike te njohura qe nga ato me mulli apo pistoletat e gjata ne forme katrore te perdorura nga ushtria gjermane. I mbyllur ne xham ishte edhe nje automatik gjerman i oficerit Fon Essen i cili eshte vrare me Peze e me vone u zbulua se ai kishte qene nipi i zevendesit te Hitlerit Herman Geringut. Pistoleta Valter Muzer Bereta Parabel Rev MM Zastava apo edhe Nagante me mulli u shfaqen per publikun e pasionuar pas armeve. Ne pavijon nuk mungonte as nje tryeze e vogel e vendosur nga SHISH ku kishte ekspozuar disa mjetet pergjimi aparate fotografie te vegjel te perdorur gjeresisht nga ish-Sigurimi i Shtetit. Nuk mungonte asnje arme ndersa te huajt preferonin te shikonin edhe nendeteset e vjetra uniforma si dhe pati kerkesa per te pare ndonje bunker.
Publiku shqiptar qendronte ne katet siper te muzeut per te pare nga afer teknologjine e fundit te armeve. Uniforma qe perdoret sot nga ushtria amerikane ne shkretetire makina ushtarake patrullimi uniforma polumbaresh tipet e helikoptereve uniforma policore kamera te vezhgimit mjete pergjuese etj. Te pasionuarit pas armeve moderne pane nga afer show-n instruktive me qitje automjete ushtarake sherbime nderlidhjeje e simulime luftarake. Kompanite e huaja nga me te njohura ne bote ekspozuan para shqiptareve teknologjine me te perparuar si per te treguar se 750 mije bunkeret e betonit nuk kane pasur asnje vlere pervecse per te kujtuar te kaluaren e hidhur e plot relike te arta.
Arme te rralla
Snajper Druganov
Aeroplan gjuajtes-bombardues MIG 19 dhe 21
Aeroplan Jak
Aeroplan An-2
Aeroplan H-14 Silur 2 tonesh
Tanke tip T-59 T-62 T-34
Mitraloza kembesorie
Mortaja
Top OBUZ
Erald Kapri