Eleminatoret e Euro 2012, Turqia përballë Kroacisë
Xhovani Trapatoni duke se ka qenë me fat në shortin e hedhur për plotësimin e vendeve të fundit për Euro 2012. Irlanda e drejtuar prej tij do të përballet me Estonin. Tani le të shpresojmë që Trapatoni i është larguar fati i zi që prej eliminimit nga një gol me dorë i Tieri Henri në përballjen Irlandë-Francë për eliminatorët e botërorit të kaluar.
Shorti ka përcaktuar që Portugalia të luajë me Bosnje-Hercegovinën, Kroacia me Turqinë dhe Çekia me Malin e Zi. Përballja Turqi-Kroaci rikujton gjysmëfinalen e Euro 2008, ku turqit eliminuar kroatët me penallti.
Nga këto përballje do të dalin katër fituese që do të plotësojnë numrin e skuadrave pjesëmarrëse në Euro 2012 që do të zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë.
Ndeshjet e para do të luhen me 11 dhe 12 nëntor ndërsa të kthimit do të jenë me 15 nëntor.