TI, Marschall: Jo domosdoshmërish korrupsioni është rritur

I pyetur nga D-Welle, për Shqipërinë, ai tha se rënia e Shqipërisë nga vendi i 87-të në vendin e 95-të, jo domosdoshmërish lidhet me korrupsionin më të madh.
“Do të isha i kujdesshëm me vëmendjen kushtuar ndryshimeve nga viti në vit në këtë renditje. Kjo rënie mund të ketë shumë arsye, jo vetëm sepse patjetër ka pasur korrupsion më të madh. Duhet thënë se Shqipëria ka bërë disa reforma të rëndësishme, por ka vuajtur shumë për shkak të luftës politike në vend. Kjo ka qenë pengesë e madhe në vend, vitin që shkoi. Tani situata politike është përmirësuar. Qeveria mund të fokusohet më shumë në vazhdimin e reformave. Por tek Shqipëria ashtu si shumë vende në rajon shohim se një shtysë shumë e madhe për reforma, është aspirata e integrimit në BE. Por përmirësimet janë shumë të ngadalta”, ka thënë ai
Më tej, Marschall tha se “cilësia e administratës publike në Shqipëri lë shumë për të dëshiruar. As sistemi juridik nuk i ka përmbushur pritshmëritë, po ashtu edhe ekonomia informale ka ende shkallë të lartë lulëzimi. Sektori pra jashtë juridiksionit, siç e quajmë ne, është tepër i fuqishëm në Shqipëri, pra qeveria ende nuk e ka vënë nën kontroll këtë sektor”. /Start/
2011-12-01 16:51