E Diel, 1 Nëntor 2026

Fier, plumba biznesmenit në qendër të qytetit

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:40 dhe dyshohet se shkak është një çështje pronësie.

Mësohet se shtetasi Spartak Spaho, 40 vjeç, u qëllua për vdekje me plumba automatiku teksa ishte duke ecur në bulevardin kryesor të qytetit pranë lagjes “11 Janari”, tek ish-hotel “Vjosa”.

Mbi biznesmenin u zbrazën 14 plumba automatiku, dy prej të cilëve kapën dy kalimtarë të rastit, kurse 10 të tjerë përfunduan në trupin e viktimës.

Policia njoftoi se te plagosurit janë shtetasit Leonard Tole 26 vjeç dhe Dritan Yzeiri 41 vjeç. Po sipas uniformave blu, Yzeiri ndodhet në spital në gjendje të rëndë, kurse Tole ka marrë plagë të lehtë dhe është jashtë rrezikut.

Nga hetimet e para mësohet se Spaho ishte pronar i një lokali në Fier dhe kohët e fundit kishte nisur dhe si sipërmarrës ndërtimesh. 40-vjeçari po ndërtonte një pallat shumë pranë zonës ku u vra dhe mësohet se kishte konflikte për truallin. Pikërisht në këtë pistë janë përqendruar edhe hetimet për zbardhjen e ngjarjes.
/Start/E.B/

                                                                                             2011-12-01 23:22
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›