E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rregullorja e re e Kuvendit, nis mbledhja e parë e grupit të punës

TIRANE - Për herë të parë u mbledh sot rreth orës 09:20 grupi i punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit. Ngritja e një grupi pune për reformën parlamentare është një nga tre pikat e marrveshjes PS-PD të arritur pak ditë më parë.

Në nisje të punimeve kryeparlamentarja Topalli tha se
komisioni përbëhet nga 4 anëtarë, nga PD-ja është Viktor Gumi e Jemin Gjana, ndërsa nga nga PS Namik Dokle, nënkryetar i parlamentit dhe Ditmir Bushati.

Kryetarja e Kuvendit u Spree entuziaste për përmbajtjen e kësaj rregulloreje, madje sipas saj kjo është ndër të vetmet rregullore që u pranua edhe nga PE, por sic tha ajo, mund të ketë nevojë edhe për ndryshime.

“Rregullorja përbën bazën themelore në të cilën ndërtohet jeta parlamentare. Duke lexuar përmbajtjen kodit të etikës ndjeva kënaqësi”, tha Topalli më tej.

Edhe nënkryetari i Kuvendit, Dokle njëherësh njëri prej anëtarëve të komisionit u shpreh se me kalimin e kohës praktika parlamentare sygjeron gjëra të reja”për të ecur me hapin e kohës”, sic tha ai.

Dokle u shpreh i bindur që ky vendim do të përmirësojë jetën parlamentare.

SOT MBLIDHET GRUPI I PUNËS PËR NDRYSHIMET E RREGULLORES SË KUVENDIT
Ora 07:20- Për herë të parë do të mblidhet sot grupi i punës i ngritur për të shqyrtuar ndryshimet në rregulloren e Kuvendit.
Ndërsa dje u mblodh konferenca e kryetarëve e cila miratoi axhendën tre-javore të punimeve të Kuvendit. Konferenca e Kryetarëve u detyrua të shtyjë seancën plenare të parashikuar për dje dhe vendosi me konsensus që projektligji për Kodin rrugor të votohet në seancën plenare të ditës së hënë më datë 5.11.2011.

Por në axhendën e punimeve është bërë dhe një ndryshim, pasi seanca plenare e ditës së enjte më datën 8 dhjetor, është shtyrë për shkak se kjo ditë është zyrtarisht pushim si “Dita e Rinisë”. Gjithashtu në këtë kalendar është lënë evaziv edhe shqyrtimi i dekretit të Presidentit Bamir Topi për kreun e ri të KLSH-së, i cili i propozoi Kuvendit votimin e kandidaturës së ish-deputetit dhe ish-ministrit Bujar Leskaj. 

Në kalendar është lënë si pikë, “Plotësimi i vendeve vakante në institucione, koha e votimit”. Brenda tre javëve do të diskutohet projektligji për ‘ noterinë’, ai për ‘numrin e identitetit të shtetasve’ dhe drafti për ‘gjendjen civile’ etj. 

(er.nu/ma.ar/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›