Rrëshen- Kalimash, nga sot kufizim qarkullimi
Funksionimi i Tunelit të Thirrës duke nisur nga dita e sotme do të jetë nga ora 07:00 deri në 19:00 dhe jo deri në 23:00 sic ka qenë më parë, ndërsa do të vazhdojë per nje kohe te pacaktuar.
TIRANE- Nis sot kufizimi i qarkullimit të automjeteve në autostradën Rreshen-Kalimash. Njoftimi u bë nga ministria e Transporteve, 3 ditë më parë , duke sqaruar se funksionimi i Tunelit të Thirrës në këtë autostradë duke nisur nga dita e sotme do të jetë nga ora 07:00 deri në 19:00 dhe jo deri në 23:00 sic ka qenë më parë, ndërsa do të vazhdojë per nje kohe te pacaktuar . Shkak për këtë kufizim të lëvizjes së automjeteve janë punimet në Tunelin e Thirrës, të cilat kanë hyrë në një fazë intensive me përforcime masive të strukturës së shkëmbit, të cilat sjellin nevojën e optimizimit të proceseve inxhenierike duke i dhënë më shumë kohë kontraktorit. Ministria e Transporteve kërkon mirekuptimin e përdoruesve të kësaj autostrade në Shqipëri dhe Kosovë, pasi për të disatën herë për shkak të punimeve ka patur bllokim dhe kufizim të qarkullimit të automjeteve.
(s.g/BalkanWeb)