Vlorë, Univeristeti: Jo studentëve me mesatare nën 6
Rreth 100 maturantë nuk u lejuan të regjistrohen në Universitet, pasi kishin mesataren nën notën 6, ndërsa afati i fundit i regjistrimit ishte dita e djeshme
VLORE- Marrin “Jo” përfundimtare kandidatët për studentë me mesataren nën notën 6, që kanë kërkuar të rregjistrohen në Universitetin e Vlorës.
Universiteti kundërshtoi hapur vendimin dhe urdhrin e MASH për regjistrimin e studentëve në universitet pavarshisht mesatares.

Senati i Universitetit mori vendimin e brendshmë për të ndryshuar cilësinë e atyre që do të uleshin këtë vit në auditore. Kandidatët për studentë kanë protestuar, ndërsa MASH i bëri thirrje Universitetit të zbatonte vendimet.
Ditën e sotme pritet që maturantët, kandidatë për studentë të dalin me një deklaratë të përbashkët për mediat ku pritet të kërkojnë zbatimin e vendimit e të MASH për pranimin në universitet.
(s.g/BalkanWeb)