TIA: “Çështjet e pronësisë, burim korrupsioni”
Transparency International Albania publikon raportin për pronat. “Legjislacioni ekzistues për pronat lë mundësi abuzimi”
Eljona Ballhysa
Transparency International Albania ka publikuar dje, gjatë një konference për shtyp, një raport paraprak mbi situatën e pronësisë në Shqipëri. Në këtë raport TIA ka vërejtur se çështjet që lidhen me pronat janë burim korrupsioni në Shqipëri. Në raportin e TIA-s rreth problematikës së pronave theksohet se çështja e pronësisë jo vetëm që nuk është zgjidhur, por vijon të mbetet një gangrenë për zhvillimin e shoqërisë shqiptare. Edhe në raportet e fundit të organizatave ndërkombëtare, si në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit, apo në raportin e Këshillit të Europës, konstatohej problematike çështja e pronësisë në vendin tonë. Me gjithë hapat që ka marrë qeveria në këtë drejtim, ende nuk ka gjetur zgjidhje çështja e pronësisë për shkak se toka nuk ka shkuar ende tek i zoti. Edhe ekspertja e çështjeve të pronësisë në TIA, Juliana Shllaku, bëri të ditur se legjislacioni shqiptar për pronat lë mundësi abuzimi dhe hapësira për falsifikimin e dokumenteve.
Problematika
“Legjislacioni ekzistues për pronat lë mundësi abuzimi dhe vend për hapësira në trukimin e dokumenteve. Është shtuar konfuzioni dhe me gjithë përmirësimet në ligj, çështja e pronave duket se nuk është zgjidhur ende”, - është shprehur Shllaku gjatë fjalës së mbajtur në publikimin e studimit të TIA-s për problematikën e pronësisë në Shqipëri. Transparency International Albania ka deklaruar në raportin e bërë publik dje se 60 për qind e ankesave për korrupsion lidhen me pronat dhe se ndërhyrjet e qeverisë në legjislacion kanë shtuar edhe më shumë konfuzionin.
“Në të gjitha analizat që janë bërë nuk vihet re përmirësim, por anomali. Ligji i fundit për legalizimin ka sjellë mbivendosje të pronësisë”, - është shprehur ekspertja e TIA-s, Shllaku. Edhe pronarët vjetër mendojnë se korrupsioni dhe grabitja e pronave po stimulohet pikërisht nga legjislacioni. “Në Shqipëri vazhdon të konsiderohet prona si një mjet që mund të fitohet me ligje të ndryshme, ku shteti i jep të drejtë vetes me pronën që nuk i përket. Kulmi arriti me ligjin e legalizimeve, kur pronat shkojnë në favor të disa individëve që kanë thyer ligjin”, - u shpreh Agim Toro, nga Shoqata e Pronarëve. “Për sa kohë pronat nuk do të jenë të hedhura në sistem dhe punohet me vërtetime prone dhe harta provizore, ka ende shumë hapësirë për të trukuar dokumentet e pronave. Legjislacioni i përpunuar mbi pastrimin e kartelave të regjistrimit nga mbivendosjet po zbatohet në mungesë të theksuar transparence, duke rritur shkallën e konflikteve. Në shumë raste nuk janë fshirë pronat e regjistruara fillimisht, por ato që janë mbivendosur mbi të parat, duke rritur artificialisht numrin e çështjeve në trajtim nga gjykata, e duke zgjatur kohën për mbylljen e procesit të hedhjes në sistem të të gjitha pronave. Administrata e ZQRPP-së dhe ZVRPP-ve nuk merr përsipër zgjidhjen administrative të konflikteve, ndonëse legjislacioni e parashikon një gjë të tillë. Një fenomen i tillë vihet re pothuaj në të gjitha segmentet e administratës”, - shkruhet në raport. Sipas TIA-s, elementet që kanë favorizuar korrupsionin janë mungesa e transparencës dhe pjesëmarrjes qytetare në planifikim e vendimmarrjes; krijimi i monopoleve dhe rritja artificiale e çmimit të tregut të tokës; konflikte të pazgjidhura me pronën; sistemi gjyqësor në shërbim të monopoleve si dhe legjislacioni i paplotësuar dhe në konflikt me strategjinë e decentralizimit.
Rekomandime
Në raportin e bërë publik TIA rendit edhe disa rekomandime për përmirësimin e situatës në vend. Sipas TIA-s, është i nevojshëm përmirësimi i kuadrit ligjor dhe respektimi i të drejtës së pronës si një e drejtë kushtetuese. TIA kërkon rritjen e bashkëpunimit institucional ndërmjet të gjitha institucioneve qendrore dhe vendore që prodhojnë, përdorin dhe administrojnë dokumente pronësie. “Të eliminohet në maksimum kontakti personal i personave të interesuar me sportelet e administratës qendrore për dokumente që kalojnë nga një institucion në tjetrin. Institucionet që disponojnë dokumentet e nevojshme mbi origjinën e pronave, mbi lëshimin e titujve të pronësisë, mbi lejet e shfrytëzimit të objekteve etj., të komunikojnë institucionalisht ndërmjet tyre. Të ristrukturohet në drejtim të rritjes së eficencës Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive si dhe zyrat vendore në varësi të saj. ZQRPP-të dhe ZVRPP-të të evidentojnë, brenda një afati të shkurtër të gjitha rastet e mbivendosjeve dhe të konflikteve me pronat si edhe të gjitha ndërtimet e paregjistruara ose të bllokuara, për shkak të konflikteve të pronësisë. Qeveria të nxisë e të mbështesë përfundimin në një kohë sa më të shkurtër të procesit të regjistrimit fillestar nga ZQRPP-të. Gjykatat të evidentojnë çështjet pezull të konflikteve të pronësisë”, - shkruhet në raportin e TIA-s.
9 Mars 2009